Luka Modric – Milan, gjithçka e bërë: shifrat e marrëveshjes

Gjithçka e vërtetë, mesfushori kroat do të bëhet lojtari më i ri i Rossonerëve: orët e fundit është arritur edhe akordi total

Milanistat
3 Min Read

I ka habitur, jo pak, të gjithë lajmi për interesimin e Milanit për Luka Modric, lojtar 39-vjeçar që shumë e mendonin se po shkonte drejt kampionateve më pak impenjues. Por klubi Rossoner bëri përpara me vendosmëri dhe ka zhvilluar një negociatë të shpejtë.

Dje, drejtori sportiv Igli Tare bëri një blic në Kroaci për të takuar Modric dhe për ta bindur të përqafojë projektin Milan. Natyrisht, u diskutua edhe për kontratën dhe duket se dialogu ishte i frytshëm. Në fakt, gjatë këtyre minutave po flitet edhe për akordin e plotë të arritur midis palëve. Legjenda kroate ka dhënë ok dhe do të veshë fanellën Rossonere sezonin e ardhshëm.

Për Modric është parashikuar një kontratë vjetore prej 3.5-4 milionë euro neto me opsion edhe për një vit tjetër. Mund të kishte fituar shumë më tepër duke zgjedhur destinacione si Arabia Saudite, Katari, Shtetet e Bashkuara dhe të tjera, por preferoi të vazhdonte të luante në një kampionat të nivelit të lartë, si Serie A.

Fatkeqësisht, Milani nuk luan në kupat evropiane, por ky faktor është i dobishëm në menaxhimin e një futbollisti 39-vjeçar i cili më 2026-ën dëshiron të marrë pjesë edhe në Botëror me Kroacinë. Një kalendar angazhimesh më i efektshëm do ta ndihmojë.

Modriç duhet të mbërrijë në Milano në fillim të javës së ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën. Natyrisht, duhet kujtuar se ai do të vazhdojë të luajë ende me Real Madridin, për Botërorin e Klubeve. Edhe pse është nën kontratë me blancos deri në fund të qershorit, do të jetë pjesë e grupit që do të marrë pjesë në turneun e planifikuar në Shtetet e Bashkuara.

Tare ka mbyllur këtë goditje të rëndësishëme me zero euro pikërisht ditën kur duket se është bërë edhe shitja e Tijjani Reijnders te Manchester City. Milani do të duhet të arkëtojë rreth 70 milionë euro, përfshirë bonuset. Një humbje e madhe kjo për mesfushën dhe për të gjithë skuadrën. Sigurisht, Modric nuk do të mjaftojë për të zëvendësuar largimin e holandezit.

Klubi Rossoner do të duhet të bëjë të paktën edhe dy blerje të tjera në atë repart. Gjithashtu duhet të shihet se çfarë do të ndodhë me Yunus Musah dhe Ruben Loftus-Cheek, dy që sigurisht nuk shkëlqyen sezonin e kaluar. Pa harruar se shpresohet të shiten Tommaso Pobega, Ismael Bennacer dhe Yacine Adli, të cilët kanë luajtur të huazuar muajt e fundit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente