nga Luciano Moggi për Libero
Disa lojtarë, për t’u shitur sa më shpejt në një skuadër që u pëlqen, nuk u përgjigjen ndoshta thirrjeve të klubit, madje duke paraqitur certifikata mjekësore nëse nevojitet.
Ishte rasti i Koopmeiners vitin e kaluar dhe është rasti i Lookman këtë vit. Dhe nuk përjashtohen madje as trajnerët, shihni Inzaghi, që papritmas, pas finales së Champions, u largua nga Interi, i joshur nga dollarët e Arabisë Saudite.
Në këtë pikë…
Është e drejtë të pyesim se kujt i shërbejnë akordet afatgjata. Për të frenuar këtë fenomen, do të mjaftonte të parashikoheshin pezullime të rënda për ata që nuk i respektojnë kontratat. Gjobat e zakonshme nuk mjaftojnë, sepse amortizohen lehtësisht.
Ndër të tjera, largimet e fundit të Leonit, me destinacion Liverpoolin dhe Raspadorit, që kaloi te Atlético Madrid, duhet të sugjerojnë se italianët e rinj po kërkojnë gjithnjë e më shumë të arratisen jashtë. Atje, qartësisht janë të kërkuar dhe kanë mundësinë të luajnë si titullarë, ndërsa këtu ndihen të lënë mënjanë.
Pra, një tjetër problem për t’u zgjidhur duhet të jetë vendosja më në fund e një numri maksimal të të huajve në fushë.
Në këtë kontekst nis kampionati i ri, me shumicën e klubeve që përballen me një deficit.
Për momentin është e vështirë të bësh parashikime, duke qenë se është ende duke u zhvilluar merkato. Por, nuk duket e parakohëshme të thmi se pretendentët për Scudetto do të jenë të njëjtët si gjithmonë.
Duke filluar me Napolin, kampionët në fuqi: skuadra edhe ashtu ishte solide, por është përmirësuar më tej.
Interi do të jetë ende konkurrues pavarësisht humbjes së Inzaghit.
Edhe Milani mund të hyjë te më të mirat, me ardhjen në pankinë të Allegrit dhe të Tares në drejtim.
Duket se ka një shans edhe Roma e Gasperinit që, madje mund të zëvendësojë Atalantën në zonat e larta të klasifikimit. Po Juventusi? Për momentin, është një pikëpyetje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
