Allegri hera-herës do të mund të vendosë nëse do të rreshtojë një sulm me një puntë dhe dy elemente midis linjave (3-4-2-1) apo të përdorë modulin 3-5-2, në të cilin mesfushorët gjysmëanësorë (Rabiot dhe një mes Fofana, Jasharit dhe Loftus-Cheek) do të kenë liri për të sulmuar pas pasimeve të Modric.
Përsa i përket Modric…
Qershia mbi tortë e merkatos verore ka qenë padyshim mbërritja e Luka Modric në Milano. Kroati firmosi një kontratë njëvjeçare me një opsion edhe për një vit tjetër, e cila, faktikisht, është tërësisht në duart e kroatit. Do të jetë vetë ai që do të vendosë për të ardhmen pas Botërorit të ardhshëm.
Ka qenë kolegu gazetari dhe ekspert i merkatos, Matteo Moretto, i cili përsa i përket kontratës së Luka Modric ka zbuluar: “Dua të specifikoj një detaj lidhur me kontratën e Luka Modric me Milanin. Kroati ka treguar tashmë se mund të luajë mirë në kampionatin tonë. Modric ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një sezon tjetër. Ky opsion është totalisht në dorë të lojtarit, pra, do të jetë vetë Modric ai që në fund të vitit do të vendosë se çfarë të bëjë. Ky është një vit i rëndësishëm sepse çon në Botëror, pas së cilit Modric do që të ketë lirinë për të zgjedhur nëse do të qëndrojë te Milani apo do ta ndryshojë plotësisht jetën. Të shohim se çfarë vendos ish Real Madridi”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
