MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Loja po bëhet gjithnjë e më e fortë: po të fortët a do ja nisin të luajnë? Milan, 7 ndeshje në 21 ditë dhe një identitet për të gjetur
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Loja po bëhet gjithnjë e më e fortë: po të fortët a do ja nisin të luajnë? Milan, 7 ndeshje në 21 ditë dhe një identitet për të gjetur

By
Milanistat
13.10.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Fiks në mes të pauzës së dytë për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, është ende e paqartë se çfarë është Milani. Kuqezinjtë, në këtë fillim sezoni, na kanë dhuruar paraqitje të turpshme në lojëra – pak, shumë pak – të atij aplikimi të madh dhe dërrmues të premtuar. Deri tani kuqezinjtë nuk kanë një identitet të saktë, në çdo ndeshje nuk është e qartë se çfarë mund të presim. Dhe pas tre muajsh punë se të paktën një parim i gjithë kësaj gjëje besohej se duhet të kishte filluar të shihej. Dhe tani, pas pauzës, kalendari do të bëhet gjithnjë e më i ngarkuar: a do të mundet Milani të tregojë fytyrën e tij të vërtetë?

Loja po bëhet gjithnjë e më e fortë

Pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtareve erdhi ndoshta në momentin e duhur për Milanin, që të ndërpriste ritmin negativ pas dy humbjeve rradhazi. Është e vërtetë që skuadra është thuajse e shkatërruar nga mungesat dhe se Fonseca ka dhënë gjithsej vetëm pesë ditë pushim javën e fundit, por po ashtu vlen të thuhet edhe se një moment reflektimi për klubin, lojtarët dhe trajnerin ishte ndoshta i nevojshëm. Po, edhe sepse nëse deri tani hapat e gabuar mund të ishin në një farë mënyre amortizuar, nga fundjava e ardhshme e tutje çdo pikë e humbur do të peshojë gjithnjë e më shumë. Dhe është pikërisht për këtë arsye se pse steka ngrihet më lart, domethënë pse kërkesat bëhen gjithnjë e më të larta: qoftë për shkak të presionit të asaj që do të duhet të demonstrojmë, ashtu edhe për shkak të një kalendari jashtëzakonisht të ngarkuar. Djallin do ta presin shtatë ndeshje rresht për njëzet e një ditë, për tre javë, të gjitha shumë të vështira: do të jetë macja e zezë Udineze, ndeshjet kundër Bolonjës dhe Napolit, dy ndeshjet e Champions League kundër Club Brugge dhe Real Madrid.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Të fortët a do ja nisin të luajnë

Rrjedhimisht, pyetja që shtrohet, në ambjentin kuqezi është kjo: po të fortët a do ja nisin të luajnë? Një perifrazim që mund të riformulohet edhe kështu: sa i fortë është ky Milan? Dhe me forcë nuk nënkuptojmë ndonjë individ të ndryshëm, por nënkuptojmë skuadrën, në 360 gradë: për nga pikëpamja taktike, teknike e mbi të gjitha nga qëndrimi, sektor ky në të cilin kuqezinjtë kanë demonstruar më shumë se një boshllëk në këtë pjesë të parë të sezonit. Me ndeshje që rrisin vazhdimisht nivelin e tyre të vështirësitë dhe mundësisë për pasur më konfidencë me atë që ofron sërish Fonseca, Milani a do të mundet të tregojë anën e tij të vërtetë? Kësaj pyetjeje do t’i jepet përgjigje vetëm gjatë punës në vazhdim: ky Milan na ka mësuar se një ndeshje – qoftë e bukur apo shumë e keqe – nuk mjafton për të pasur një identikit të skuadrës. Tre javët që nisin nga fundjava e ardhshme tashmë po formohen si një pikë kthesa vendimtare e këtij sezoni.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

KALENDARI I MILANIT DERI NË NDALESËN TJETËR

  • E shtunë 19/10, ora 18, Serie A: MILAN-Udinese
  • E martë 22/10, ora 18.45, Champions League: MILAN-Club Brugge
  • E shtunë 26/10, ora 18, Serie A: Bologna-MILAN
  • E martë 29/10, ora 20.45, Seria A: MILAN-Napoli
  • E shtunë 02/11, 20.45, Serie A: Monza-MILAN
  • E martë 05/11, ora 21, Champions League: Real Madrid-MILAN
  • E shtunë 09/11, ora 18, Serie A: Cagliari-MILAN
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?