MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Linja me 5 e Interit kundër gjysmëanësorëve të Milanit: derbi i Milanos do luhet në qendër
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Linja me 5 e Interit kundër gjysmëanësorëve të Milanit: derbi i Milanos do luhet në qendër

By
Milanistat
13.09.2023
4 Min Read
Share
SHARE

E shtunë, 16 shtator, ora 18:00: Milani dhe Interi do të sfidojnë njëra-tjetrën në ndeshjen më të pritur dhe më të rëndësishme të këtij fillimi sezoni. Derbi sjell me vete rivalitetin e madh të dy skuadrave milaneze, qysh prej lindjes së Interit prej bërthamës së Milanit, nga momentet e arta të njërës dhe të tjetrës, e deri në historinë më të re. Sezonin e kaluar derbi milanez ka qenë ngjyrosur nerazzurrësh: neto sukseset e Interit në Superkupën e Italisë, si dhe në dy ndeshjet e gjysmëfinales së Champions ashtu si dhe në fazën e dytë të kampionatit. Në përballiet e fundit, Pioli me shokë e kanë vuajtur jo pak organizimin e Inzaghit: le të analizojmë pse dhe të kuptojmë nëse dhe si Milani mund të ndryshojë kursin.

SUPERIORITET – Arma fituese e Interit në derbit e fundit quhet 3-5-2: një vijë e trashë në mesfushë që i mundësoi nerazurrëve t’i hapnin fanellat rosonere falë gjerësisë së anësorëve, të shfrytëzonin ndërhyrjet e mesfushorëve dhe të linin në një kundër një sulmuesit qendrorë, e gjitha duke ruajtur një qëndrueshmëri të lakmueshme në mbrojtje. Me pak fjalë, Interi ia arrinte lehtësisht të gjente epërsi numerike në zonat kryesore të fushës.

DY MESFUSHORË – Milani, nga ana tjetër, përgjigjej me një 4-2-3-1 me dy mesfushorë qendre dhe një mesfushor sulmues. Problemi për Piolin lidhej me karakteristikat e lojtarëve në fushë: Tonali dhe Bennacer kishin mbetur jetimë nga fiziku i Kessié, determinant për mbulimin e të gjitha zonave të fushës. Në treçerekfushë, apo atë që të gjithë e njohim si mesfushën sulmuese, impenjohej shumë Brahim Diaz, shumë i shpejtë dhe teknik, por sigurisht shumë i dobët për t’u përballur me një mesfushë fizike dhe kompakte si ajo e nerazurrëve. Rezultati? Dy mesfushorët kuqezi lejonin në mënyrë të pashmangshme hapësirë qendër mesfushorëve nerazurrë (Mkhitaryan dhe Barella, por edhe Brozovic dhe Calhanoglu), mbrojtësit e kuqezinjve u detyruan t’i markonin në një pozicion më të avancuar Dimarco dhe Dumfries, duke lënë kësisoj të zbuluar qendrën e zonës ku Tomori dhe Kalulu/Kjaer/ Thiaw gjendeshin të vetëm në përballjen në një kundër një me Lautaron dhe Dzekon.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

MILAN 2.0 – Brishtësia e analizuar e çoi Milanin drejt rindërtimit që pamë në merkaton verore: Pioli revolucionarizoi mesfushën, duke siguruar lojtarë me këmbë dhe me fizik, por edhe të pajisur me teknikë të madhe. Ndryshimi taktik është evident: mesfusha e Milanit, tani me 3, me një mesfushor mbrojtës (Kruniç) dhe dy mesfushorë të fuqishëm dhe dinamikë (Loftus-Cheek dhe Reijnders), duket shumë më adapte për t’u përballur me nerazurrët. Madje, pozicioni i Loftus dhe Reijnders mund ta vërë në vështirësi serioze qendrën e nerazurrëve, duke i mundësuar Milanit të marrë fushë dhe të shfrytëzojë pikat e tij të forta: fashën e majtë me Theon dhe Leaon, por edhe Pulisiç në të djathtë, i cili është integruar me shumë vendosmëri në mekanizmat e Pioli. Pa harruar pozicionin “i ri” të mbrojtësve të krahut në impostim. Të dyja milanezet kanë vepruar në mënyrë aktive në merkato, por nëse Interi i ka ruajtur karakteristikat e tij, Milani ka ndryshuar lëkurë dhe është gati, më shumë se kurrë, për të shtunën e 16 shtatorit, në orën 18:00.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Rakitic, tifozave Rossonerë, për Luca Modric: “Nuk e dinë sa me fat janë”
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?