Mesfushori sulmues i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Aquilani me një kontratë deri më 2029, duke e paraprirë me 12 muaj divorcin me Rossonerët, që do të kenë të drejtën e 50% në çdo shitje të ardhshme
Merr fund telenovela Mattia Liberali. Lojtari klas 2007 do të mbërrijë sot në Lamezia Terme për të vazhduar më pas për në Catanzaro, qyteti i klubit të tij të ri, ku, pas vizitave mjekësore, do të firmosë një kontratë deri më 2029. Nuk do të rinovojë me Milanin: mesfushori sulmues, që ishte në skadencë me klubin Rossoner më 2026, nuk “ndjeu” që Djalli ishte i interesuar për të dhe këmbënguli për një ndërprerje të parakohshme të kontratës. Furlani dhe Tare dhanë dritën jeshile, duke ruajtur sidoqoftë 50% të të drejtave të ardhshme të rishitjes së kartonit të Liberalit, nga i cili do të marrin edhe një bonus zhvillimor, pasi është stërvitur me Rossonerët që nga viti 2015 (5% e çmimit total të blerjes e ndarë për numrin e sezoneve të kaluara në akademinë e të rinjve nga mosha 15 vjeç e këtej). Lojtari ka qëndruar i vendosur në respektimin e kushteve të akordit aktual, që ishte rënë dakord dy ditë më parë dhe që janë respektuar.
SI MALDINI – Aquilani, trajneri i Catanzaros, e ka dashur me çdo kusht Liberalit tek i cili ai beson: është i bindur se fantazisti, i ndihmuar nga Alessandro Lucci, mund të shpërthejë pas një sezoni të kaluar midis Primaverës dhe Milan Futuro, gjatë të cilit ka luajtur, por jo gjithmonë është vënë në kushtet për të shfaqur potencialin e tij të madh që të gjithë ia njohin. Në të kaluarën, me të njëjtën formulë si Liberali, Milan kishte shitur edhe Daniel Maldinin te Monza, e cila më pas e shiti te Atalanta. Klubit të rrugës Aldo Rossi kjo lëvizje i solli 6.5 milionë euro në arkë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>