Te Milan është gjithmonë një temë e nxehtë dhe e dorës së parë diskutimi i blerjes së një qendërsulmuesi të ri apo të një punte të parë.
Dukej se një ndërhyrje për këtë rol do të ndodhte që merkaton e kaluar verore, por të gjitha objektivat dështuan dhe më pas drejtuesit iu drejtuan një sulmuesi me karakteristika të ndryshme, si Christopher Nkunku.
Duke pasur parasysh se Santiago Gimenez ka pasur probleme me golin dhe kaviljen e këmbës së majtë, vazhdohet të flitet rreth mundësisë së blerjes së një përforcim në këtë rol.
Nuk mund të pritet ndonjë investim i rëndësishëm nga ana e klubit, i cili këtë sezon nuk mund të mbështetet mbi të ardhurat nga Champions League dhe dëshiron ta mbajë bilancin në rregull.
Igli Tare e Geoffrey Moncada stanno tenendo d’occhio alcuni centravanti, in attesa di capire se ci saranno le condizioni per provare un assalto nel mercato invernale.
Megjithatë, Igli Tare dhe Geoffrey Moncada po mbajnë nën vëzhgim disa sulmues, në pritje për të parë nëse do të jenë kushte të përshtatshme për një transferim në dritaren e merkatos së riparimeve dimrore.
Merkato Milan, afera Lewandowski: të rejat më të fundit
Ndër emrat e afruar shumë me Rossonerët gjatë javëve të fundit është edhe ai i Robert Lewandowskit, i cili ka pasur një fillim jo të lehtë të këtij sezoni 2025/2026 për shkak të disa problemeve muskulore.
Sidoqoftë, ka realizuar katër gola në tetë paraqitje në La Liga, ndërsa në Champions League ka mbetur thatë në të tre paraqitjet e bëra. Goli i i fundit daton më 28 shtator.
37-vjeçari polak ka një kontratë që skadon në qershor 2026 dhe përshtypja është se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Barcelonën.
Edhe pse palët nuk kanë marrë ende një vendim përfundimtar, është shumë e mundshme që ish Bayer Munichut të mos vazhdojë ta veshë fanellën Blaugrana.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Club Brugge, kanë qenë këto fjalët e futbollistit për të ardhmen e tij: “Nuk e kam me nxitim. Gjëja më e rëndësishme do të jetë se si do të ndihem në fund të sezonit. Do të duhet të shoh se çfarë të bëj me jetën time, por në këtë moment jam i përqendruar në shënimin e golave dhe fitimin e titujve me skuadrën”.
Sipas zbulimit të bërë nga kolegët e Sportitalia, Milanit nuk do t’i vinte keq të vinte duart mbi Lewandowskin që në janar, por ky operacion duket i pamundur.
Deklaratat e të interesuarit direkt janë të qarta: deri në fund të sezonit nuk do të largohet nga Barcelona, pastaj do të shihet.
Edhe gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar gjithashtu se lojtari i kombëtares polake nuk do të ndryshojë fanellë gjatë merkatos së ardhshme dimërore: “Nga ajo që dimë, Lewandowski nuk ka në program asnjë transferim në janar, pasi dëshira dhe vëmendja e tij janë drejtuar mbi përfundimin e sezonit te Barça. Megjithatë, mundësia e një transferimi të lirë në verë mbetet më e lartë”.
Milani ka marrëdhënie të mira me Pini Zahavin, agjentin e ish Bayern Munich dhe edhe të Nkunku, i ardhur nga Chelsea verën e kaluar.
Ka të ngjarë që palët të mbesin në kontakt gjatë muajve në vijim për të përditësuar situatën dhe për të vlerësuar një akord të mundshëm. Është për t’u marrë në konsideratë edhe faktori pagë: te Barcelona, polaku përfiton 12-13 milionë euro neto në vit, përfshirë bonuset.
Klubi Rossoner vështirë se mund të shkojë më shumë se 4.5-5 milionë euro neto për një lojtar që po i afrohet 38 viteve, edhe pse me një me një emër të rëndë si ai i Lewandowskit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
