MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Legjenda e fantazmës së Milanellos
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Amarcord

Legjenda e fantazmës së Milanellos

By
Milanistat
04.11.2023
4 Min Read
Share
SHARE

Në vitet 1950, presidenti i atëhershëm i Milanit, Andrea Rizzoli, një sipërmarrës i madh milanez, pati idenë e gjeniale për të ndërtuar një fshat në të cilin lojtarët të mund të jetonin larg kaosit të qytetit. Bazuar në një projekt të arkitektit Viani dhe të inxhinierit Crescentini, më 1963 u përurua Villaggio Milan, një lloj rezidence e përdorur për aktivitetin e futbollistëve rossonerë. Ndodhet në Carnago, në provincën e Varese, rreth pesëdhjetë kilometra nga Milano. Më pas Silvio Berlusconi e pajisi edhe me shërbime të tjera si pishina dhe palestra dhe, me kërkesë të Arrigo Sacchi-t, iu shtua edhe i ashtuquajturi “kafaz”, sistemi stërvitor në gjendje për të ofruar avantazhe të konsiderueshme. Struktura ka qenë edhe vendstrehimi i kombëtares italiane me rastin e ngjarjeve të rëndësishme si kampionati europian. I rrethuar me gjelbërim, brenda ka një ndërtesë dykatëshe ku akomodohen trajnerët dhe lojtarët në ditët e tërheqjes para ndeshjeve. Përveç zonave të dedikuara për kohën e lirë, një sallë funksionale me oxhak për të mirëpritur gazetarët, që nga viti 2002, aty është i pranishëm edhe MilanLab, një qendër mjekësore moderne për parandalimin dhe trajtimin e dëmtimeve.

Rreth qendrës sportive kanë lindur shumë legjenda, por ajo e një rëndësie të veçantë, për të cilën ne po flasim, është ajo që ka të bëjë me praninë e fantazmave. Peppe Di Stefano në librin e tij “Milanello, shtëpia e djallit” tregon për fantazmën që shpesh ka bërë të ndihej. Në epokën para Berlusconit, një bashkëpunëtor teknik, i cili qëndroi të flinte i vetëm në qendër, raportoi se kishte dëgjuar hapa… duket, në fakt, se midis viteve 1600 dhe 1700 në zonën aktuale të Milanellos ka patur një varrezë në të cilën varroseshin banorët e zonës aty pranë. Vite më vonë, Fabio Capello, rreth orës një të mëngjesit,  dëgjon tavolinat dhe karriget që lëvizin në mensë dhe, megjithëse i pabesueshëm, dyshon për praninë e fantazmave. Një episod tjetër i çuditshëm është përjetuar më pas nga Antore Peloso, drejtori i qendrës, dhe lidhet me dhomën numër 16: pasi dëgjoi derën të mbyllej, ai u përpoq ta hapte pa sukses dhe çelësi përkatës dukej se ishte zhdukur. Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, dera ishte e hapur dhe çelësi ishte i vënë në vend në mënyrë të pashpjegueshme.

Në kohën e Milanit të stërvitur nga Gattuso, grupi kinez në presidencë, i vënë në dijeni të fantazmës famëkeqe dhe pas disa humbjeve, vendosi të thërrasë një ekzorcist. Burri, shumë i moshuar, i ardhur nga Torino, inspektoi çdo dhomë të qendrës teknike Carnago. “Ndërhyrja e tij sigurisht që nuk mjafton për të shuar thashethemet për fantazmën e mirë të Milanello-s”, shkruan Di Stefano. Ka nga ata që mund ta besojnë dhe nga ata që nuk e besojnë, por kjo legjendë tani është në mënyrë të pashmangshme pjesë e historisë së kuqezinjve dhe çdo sezon sportiv pasurohet me episode sugjestive, ndonjëherë edhe të pabesueshëm.

Forca Kapiten, populli kuqezi i bashkuar, bën tifozllëk për ty!
Milan-Barcelona 4-0 (’94), kronika e një ndeshje perfekte
Milan 6 – 0 Inter: nata kur Djalli kërceu mbi Hënë
Redondo te Milani: nga dëmtimi i rëndë te triumfi në Kupën e Italisë dhe lamtumira me Baggion
Lamtumirë Theo, të kemi dashur vërtet
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?