Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Ja dhe VisitMalta Cup: Leeds-Milan, me Rossonerët në Dublin për ndeshjen e parë miqësore nga dy, përtej Kanalit. Formacioni i plotë i Milanit

Milanistat
2 Min Read

Ardon Jashari do të bëjë debutimin me fanellën Milan sot, në orën 16:00, në miqësoren e Dublinit, në stadiumin Aviva, kundër Leeds, i rikthye këtë vit në Premier League. Ndërsa nesër (16:00) është në program përballja me Chelsea, në Stamford Bridge dhe do të jetë një shans për të parë Modric në aksion për herë të parë me Rossonerët.

Sot e para

Me dy ndeshje kaq të afërta mes tyre dhe pa të dëmtuarit Pulisic dhe Jimenez (plus Bondo, tani në Cremonese), Allegri nuk do t’i shtrydhë lojtarët e tij deri në palcë.

Ja formacioni i mundshëm i Rossonerëve për Leeds kundër Milanit: Portier Terracciano; Mbrojtje – Magni, Gabbia, Pavlovic, Estupinian; Mesfushë – Musah, Jashari, Sala; Sulmi – Chukwueze, Gimenez, Okafor.

Për Jasharin vetëm stërvitja e djeshme në mëngjes në Milanello

Por kur ishte te Brugge, është stërvit më vete për të ruajtur formën dhe ritmin e tij fizik teksa priste transferimin te Rossonerët. Megjithatë, ai e humbi ndeshje e parë zyrtare, ashtu si dhe miqësoren e parë, kështu që ende nuk e ka akoma ritmim e duhur për nëntëdhjetë minuta të plota dhe po punon mbi këtëaspekt.

Kundër Leeds, do të jetë ndeshja e parë e Santiago Gimenez nën drejtimin e Allegrit dhe meksikani do t’i ketë të gjithë sytë mbi të. Do të duhet të japë përgjigje konkrete, veçanërisht tani që Rossonerët po kërkojnë një qendërsulmues tjetër.

Ndër mungesat me më shumë peshë është ajo e Christian Pulisic, i cili ende po përballet me një problem në kavilje pas dëmtimit kundër Liverpoolit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente