Mbrëmja e 17 gushtit për Rafael Leaon ishte një vorbull emocionesh dhe ndjenjash të kundërta. Në debutimin sezonal të Milanit të ri të targuar Massimiliano Allegri, portugezi shënoi menjëherë pas një kros nga e djathta nga Fikayo Tomori. Pas gëzimit të golit dhe emocionit të një fillim shpërthyes të sezonit 2025/2026, pasoi menjëherë dushi i ftohtë.
Dëmtimi në pulpë
Në një tjetër kërcim ajror, ulja nuk ishte nga më të mira dhe Leao ndjeu menjëherë një dhimbje të lehtë në pulpën e djathtë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e stafit mjekësor të Milanit dhe, në akord me mjekët, vendosi të largohej nga fusha për të shmangur ndërlikimet e panevojshme. Ndeshja e tij zgjati pak më pak se 17 minuta, por kohë e mjaftueshme që tifozët të ndienin se sezoni i ri për talentin portugez mund të jetë diametralisht ndryshe nga ai që sapo kaloi.
Gjatë ndeshjes, mbërritën edhe diagnozat e para: flitet për ngurtësim të pulpës së këmbës, që do të vlerësohet me kujdes gjatë orëve në vijim. Është një pengesë e vogël që shpresohet të mos ketë asnjë pasojë, edhe pse imazhet pas ndeshjes tregojnë se këmba e Leaos mbështetet perfektmërisht në tokë. Vëmendje dhe kujdes: në raste të tilla, nuk janë kurrë të tepërta.
Social Story: familja dhe Milani
Fatmirësisht, të paktën përsa i përket ndjenjave, menjëherë pas ndeshjes, ia behu një storie e gjatë në Instagram e Leaos duke buzëqeshur dhe i pashqetësuar, bashkë me dy binjakët e tij, Leonardo dhe Tiago, të veshur me uniformën karakteristike të Milanit.
Lidhja mes Rafael Leaos dhe Milan rritet dhe forcohet dita-ditës. Në të vërtetë, midis gëzimit dhe pengesave, Rafael Leao konfirmon se zemra Rossonere rreh gjithnjë e më fort, brenda dhe jashtë fushës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
