Leao, sytë vetëm nga ofertat shock: tjetër feeling për Mike dhe Theo

Për të vigjëluar mbi situatën e përditshme në Milanello do të mendojnë Allegri dhe Tare; Si të përfaqësohet Milani, brenda dhe jashtë fushe; Modric

Milanistat
2 Min Read

Ambjenti Rossoner është i përqendruar tërësisht mbi mbërritjen tashmë të afërt të Luka Modric dhe mbi zërat për shitje të tjera të mundshme të mëdha pas asaj të Reijnders: në veçanti, zërat flasin për interesin e Bayern-it për Leaon, por duket se është vetë Allegri ai që i ka kërkuar Tares të refuzojë çdo lloj kërkese për portugezin, i konsideruar qendror për Milanin e ri.

Leao “no” Arabia

Sipas zërave, Leao mund të shkojë vetëm në një big evropian dhe disa thirrje kanë mbërritur tashmë në entourage të lojtarit. Hapësirë ​​e gjerë në konsideratat e përgjithshme i jepet edhe situatës së Maignan, e konsideruar më problematikja, bashku me atë të Theo-s: duket se edhe portieri është hapur ndaj një shitjeje. Vlen të kujtohet se klubi nuk dëshiron absolutisht të humbasë lojtarë me zero euro.

Senatori i Artë

Mbërritja e Modric, fitues i Topit të Artë, do të shërbejë për të plotësuar – të paktën pjesërisht – mungesën e senatorëve në grupin-skuadër. Nga ana e tyre, Theo Hernandez dhe Mike Maignan do të kishin zgjedhur për t’u larguar nga Milani sepse besojnë se cikli i tyre te Rossonerët ka mbaruar. Për të dy francezët, pra, opsioni më i mundshëm për momentin mbetet ai i një shitjeje.

Vetëm një klub i madh nga Kontinenti i Vjetër mund ta tundonte Leaon, duke e bindur të largohej nga comfort zona e tij milaneze. Në këtë kuptim, disa thirrje kanë mbërritur tashmë në entourage-n e Diez luzitanit. Në fund të majit, pati qenë Arsenali i Andrea Bertës që kërkoi informacion, duke sonduar terrenin në kuadër të një transferimi të mundshëm në Premier League. Por, përveç ofertave shock, që variojnë në rangun e 90-100 milionëve, Rafa duket i destinuar të qëndrojë te Rossonerët: këto janë linjat udhëzuese që filtrojnë nga katet e larta të selisë së klubit të rrugës Aldo Rossi.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente