Leao… si Niang… po Balentien si kush?

M'Bayer Niang ishte një Balotelli i vogël. Rafael Leao ishte si Niang. Po, Cheveyo Balentier, me kë do ta krahasojnë...???

Milanistat
3 Min Read

Një lojtar krijues, i pajisur mirë fizikisht, por jo gjithmonë i qëndrueshëm. Është ky perceptimi i Rossonerëve dhe i medias për M’Baye Niang, që ishte vetëm 17 vjeç (mbeteshin edhe gjashtë ditë para ditëlindjes së tij të 18-të) kur më 13 dhjetor 2012, shënoi për herë të parë me fanellën Rossonere (dhe me Allegrin në stol) kundër Reggina, në San Siro, në Kupën e Italisë.

Një Balotelli i vogël…

Këto ishin fjalët e para që mërmëriteshin për Niang, në Milanello, në verën e 2012. Sulmuesi, i cili pati mbërritur te Milani nga Normandia, nga Caen, pati një udhëtim të vështirë me Rossonerët. Fillimisht i huazuar te Montpellier, në janar 2014. Rikthehet, por në janar 2015 një tjetër huazim në Genoa, kësaj here i rilançuar nga Gasperini. Rikthehet sërish dhe bëhet titullar te Milani nën drejtimin e Sinisa Mihajlovic përpara se një aksident me makinë, në shkurt 2016, të shënonte një pikë kthese në karrierën e tij milaniste. Shkurt, me ulje-ngritje.

Ja pse…

Kur Rafael Leao mbërriti te Rossonerët në verën 2019, paksa për shkak të temperamentit të tij dhe pak për shkak të karakteristikave të tij të reja të dallueshme, disa në tv-të milaneze e krahasonin pikërisht me Niang. Një referencë që shpesh e ka përndjekur, veçanërisht gjatë momenteve “të ulëta” të Rafës, sepse në momentet e tij “të larta”, gjërat janë shumë të ndryshme.

Nuk ishte hera e parë që portugezi krahasohej me senegalezin për nga cilësinë, karakteristikat fizike dhe atë sjellje të tij disi prej dembel në fushë. Mirëpo Leão ka në anën e tij shumë më tepër. Si dëshmi e asaj që se etiketat e lehta janë të kota e të pakuptimta.

Edhe për këtë, pak vjet më parë, me një dozë të mirë autoironie dhe një “like” të përzemërt, vetë Leão ia pati kthyer kritikat dërguesit, duke iu përgjigjur kështu në rrjetet sociale tifozit që kishte postuar një foto të ish rossonerit M’Baye Niang, për të përshkruar formën e tij pas fitores së skudetos dhe titullit të Lojtarit më të mirë të Serie A.

Të jetë rradha e Balentien?

Herët a vonë, do të fillojë të hyjë edhe ai në vorbullën e krahasimeve. Cheveyo Balentien është një futbollist holandez, sulmues anësor, i djathtë me shpejtësi të madhe, fizik dhe teknikë të shkëlqyer. Me gjatësi 190 cm, ka shpejtësi dhe një fizik imponues, karakteristika që e bëjnë atë një profil të dëshirueshëm për Massimiliano Allegri.

Balentien është i veçantë, është shumë i ri dhe tashmë i zgjuar, e donte madje edhe PSG gjatë verës… Pra, po ai, si do të jetë? Si Balotelli, si Leao, si Niang, apo si… Barcola? Nuk na mbetet veçse të presim…

Share This Article
Pa Komente