Leao si CR7: si po kërkon Allegri ta bëjë Rafën, më të mirin në botë

Milanistat
2 Min Read

Massimiliano Allegri e di shumë mirë se lojtari më vendimtar në organikën e tij është padyshim Rafael Leao, dhe për këtë ka ndërmend një plan shumë specifik për ta ndihmuar të luajë i çlirët, pa shumë detyra të tjera shoqëruese, ngjashëm me atë që bëri disa vite më parë te Juventusi kur mbërriti Cristiano Ronaldo. Trajneri livornez po shqyrton madje edhe shtimin e një mesfushori tjetër, për të pasur ndër sy edhe krahun e majtë kur numri 10 milanist “të harrojë” të bëjë edhe fazën e mbrojtjes.

SI MATUIDI TE JUVE – Janë kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport të cilët na sjellin në kujtesë faktin se gjatë kohës së Maks te Juventus, këtë rol e ka pas luajtur Matuidi, që duke lëvizur në mesfushën e poshtme të krahut të majtë mbushte boshllëkun që lihej nga CR7. E pra, dikush do të duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe te Milani me Leaon, nga i cili Allegri, sidoqoftë pret paksa më shumë punë mbrojtëse sesa kërkonte nga Cristiano Ronaldo. Atëherë, kush do të ngarkohet me këtë punë? Është e pamundur t’ia kërkosh Luka Modric, kështu që mund të jetë njëri prej Youssouf Fofana dhe Ruben Loftus-Cheek, por për të kuptuar përbërjen e mesfushës së milaniste, do të duhet të shohim se si do të përfundojë negociata Jashari.

MBROJTËS I RI ANËSOR – Një dorë në fazën mbrojtëse Leaos do të duhet t’ia japë edhe mbrojtësi i ri i majtë që do të duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje diagonaleve mbrojtëse dhe të ruajë zonën, nga sa ka pas bërë paraardhësi i tij Theo Hernandez, i cili, veçanërisht gjatë sezonit të fundit, la boshllëqe shumë të mëdha në mbrojtje,. Nga merkato, pra, mund të vijë një mbrojtës anësor më pak agresiv dhe më i zoti në mbulim, duke e çliruar kështu Leaon edhe më shumë në fazën sulmuese, me shpresën që të mund të bëhet gjithnjë e më vendimtar.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente