Krahasuar me sfidën kundër Juventusit ndryshojnë 6 titullarë, në Bratislavë, në sulm do të jenë Chukwueze, Pulisic, Okafor dhe Abraham. Pas tre përjashtimeve të muajit të kaluar, Leao rikthehet t‘ë‘i shohë shokët nga pankina…
Sërish në pankinë, ashtu si në Romë me Lazion, si me Udinezen dhe Napolin, si dhe me Monzën. Milani i Bratislavës do të ketë Okafor si sulmues të majtë, në një sulm me Chukwueze, Pulisic dhe Tammy Abraham. Një zgjedhje e fortë, që nuk mund veçse të bëjë të mendosh tetorin dhe fillimin e nëntorit, periudhën e tre pankinave në katër ndeshje për Rafa Leaon. Atëherë ishte qartë një zgjedhje teknike: Fonseca i kërkonte Leaos një qëndrim tjetër në fushë – më shumë sakrificë në fazën e mbrojtjes, më shumë punë me dhe për ekipin – dhe për këtë arsye e uli në stol. Për të shkaktuar një reagim. Po këtë herë?
Këtë herë situata është e çuditshme, e paraprirë nga fjalët e Fonsecës në konferencë. Për përjashtimin e Leaos në Bratislavë u fol për turnover: Milani, nëse konfirmohet formacioni i pritshëm, kundër Slovan do të ndryshojë gjashtë titullarë nga ndeshja me Juventusin. Emerson Royal, Thiaw, Musah, Loftus-Cheek, Leao dhe Morata. Po, por kjo nuk është një turnover i vërtetë. Morata është i skualifikuar dhe Emerson Royal nuk është mirë – këtu nuk ka zgjidhje – ndërsa Musah e Loftus-Cheek janë dy alternativa dhe jo dy titullarë. Kurse përsa i përket Thiaw, Malick lufton çdo javë për vendin me Gabbian dhe Tomorin. Atëherë, pra, i vetmi emër i madh që përfundon në pankinë është Rafa Leao, ndërsa liderët e tjerë teknikë të Milanit – Theo Hernandez, Fofana, Reijnders, Pulisic – do të jenë rregullisht në fushë. Për hir të së vërtetës, përveç Rafës, do të luajnë të njëmbëdhjetëtë titullarët e pritur, të paktën ata që priteshin në letër.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Atëherë, është e natyrshme të shikosh prapa. Leao ishte zhgënjyes, ashtu si shumë lojtarë të tjerë, të shtunën ndaj Juventusit, teksa kishte luajtur një ndeshje të madhe në Madrid dhe Cagliari gjatë pauzës në kombëtare kundër Polonisë. Morata thoshte: “Rafa duhet të jetë i vetëdijshëm se mund të bëjë historinë e futbollit, është dukshëm më i fortë se ne të gjithë”. A është e drejtë ta lihet përsëri në stol? Bratislava do të na tregojë. Muajin e kaluar Fonseca arriti të ketë një Leao të shkëlqyer për dy ndeshje, edhe për shkak të mesazheve të tij motivuese. Por kundër Slovan, pa Moratën, me Pulisiç të rikthyer pas një problemi fizik, sa do ta kishin lënë jashtë edhe liderin tjetër ofensiv?