Rikthehet në diskutim e ardhmja e numrit 10 portugez te Milani: ndërkohë, sot pritet të jetë në pankinë për të dytën herë rradhazi
Zërat për një transferim të mundshëm të Rafael Leaos nga Milani te Barcelona nuk duken se po rreshtin. Pavarësisht lajmeve të vazhdueshme që vinin nga Spanja gjatë seancat e fundit të merkatos, kuqezinjtë kanë refuzuar çdo ofertë për portugezin. Megjithatë, situata mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm në funksion të dritares verore 2025: janë të shumtë aspektet që mund të ndikojnë në këtë situatë. Barcelona ka pasur gjithmonë një vëmendje të veçantë mbi Leaon, por kompleksiteti i operacionit, i lidhur kryesisht me vështirësitë ekonomike të katalanasve, e ka penguar një negociatë konkrete.
Joao Felix: një mundësi që ndryshon ekuilibret
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mirëpo ardhja së fundmi e Joao Felix te Milani mund të ndryshojë ndjeshëm hierarkitë në sulmin kuqezi: Leao mund ta gjejë veten duke konkurruar për vendin e tij në skuadër, me rrezikun e humbjes së minutave të rëndësishme. Edhe pse Felix është një talent me vlerë të madhe, nuk është për t’u përjashtuar që impakti i tij në lojë mund të influencojë në performancën e shokëve të tjerë të skuadrës, përfshirë vetë Leaon. Ardhja e një elementi të ri sulmues mund ta shtyjë sulmuesin milanist të rishohë rolin e tij brenda skuadrës. Në rast mosimpenjimi, e ardhmja e tij te Milani mund të bëhet e pasigurt, duke i hapur derën mundësive të reja të merkatos.
Barcelona, në dritare për Leaon
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Barcelona mbetet shumë e interesuar për Leaon, siç konfirmohet nga ‘Mundo Deportivo’. Klubi katalan e kishte bërë edge më parë një përpjekje, verën e kaluar, por vështirësitë financiare dhe nevoja për të bërë shitje përpara investimeve patën ngadalësuar çdo negociatë. Vera e ardhshme mund të jetë koha e duhur për një transferim. Nëse portugezi do ta gjente veten në skaj të skuadrës kuqezi, Barcelona do të sulej mbi të, duke kërkuar të sigurojë një sulmues me profilin dhe shpejtësinë e tij. E ardhmja e Leaos, me pak fjalë, mund të varet nga ecuria e sezonit dhe hapësira e tij në dinamikën kuqezi.