Kur në kalendar shfaqet përballja mes Milanit dhe Lazios, tifozët kuqezi presin gjithmonë spektakël. Statistikat e viteve të fundit tregojnë një prirje të qartë: Milani arrin pothuajse gjithmonë të shënojë kundër skuadrës romake.
Në 27 përballjet e fundit mes dy skuadrave në Serie A, kuqezinjtë kanë gjetur rrugën e golit në plot 25 ndeshje. Në total janë realizuar 43 gola, një mesatare prej 1.6 golash për ndeshje. Vetëm në dy raste Milani ka mbetur pa gol: më 2021 dhe më 2023.
Në këtë histori ka një emër që bie në sy: Rafael Leão. Sulmuesi portugez duket se e ka Lazion një nga “viktimat” e tij të preferuara. Lazio, së bashku me Hellas Verona, është një nga dy skuadrat kundër të cilave Leão ka realizuar të paktën tre gola dhe ka dhënë tre asistime në Serie A.
Madje forma e tij kundër bardhekaltërve është edhe më mbresëlënëse në vitet e fundit: në pesë ndeshjet e fundit kundër Lazios ai ka marrë pjesë direkt në pesë gola – me dy realizime dhe tre asistime. Një bilanc që e konfirmon si një nga armët më të rrezikshme të Milanit në këtë duel.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
