Periudhës së pushimeve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve po i vjen fundi, që do të thotë se edhe koha e refleksioneve të Milanit dhe lojtarëve të tij ka mbaruar. Kampionati po përgatitet të hyjë në një nga fazat më të nxehta.
Vëmendja e tifozëve është mbi momentin e Rafa Leaos, pozitiv përsa i përket golave dhe qëndrimit në ndeshjet e fundit. Është ai qendra nevralgjike e këtij Milani.
Kundër Romës, dha asistin vendimtar për Pavlovicin dhe kundër Parmës, goli i tij nga penalltia (i dyti), për fat të keq rezultoi i padobishëm duke pasur parasysh rezultatin përfundimtar. Por Rafa është ky dhe shumë më tepër. Të jetë kjo koha e duhur?
Rafa, qëndrimi më në fund është ai i duhuri
E kemi parë të gjithë. Është një Leao i ndryshëm ai që ka zbritur në fushë dy ndeshjet e fundit të kampionatit.
Kundër Romës në San Siro, dha një performancë sakrifice dhe luftimi, e cila u kurorëzua me një asist të shkëlqyer për Pavlovic.
Portugezi, pas një nisjeje të vështirë edhe për shkak të një dëmtimi të pësuar në fillim të sezonit, ka ditur të reagojë.
A ndihmuan kritikat pas ndeshjes me Juventusin? Patjetër. Por edhe dora e Allegrit, pothuajse si një baba për Leaon, po e pasuron me siguri sezonin (dhe sjelljen) e numrit dhjetë Rossoner.
Mirë në katër ndeshjet e fundit
Në katër ndeshjet e tij të fundit në kampionat, Leao shpesh ia ka arritur të ndikojë konkretisht në rezultatet e kuqezinjve.
Kundër Pizës, golin e 0-1 e shënon sërish ai.
Luajti jo edhe aq mirë, edhe për shkak të problemit në ijë kundër Atalantës, por u rikthye të jetë vendimtar kundër Romës me një asist.
Në Parma përsëri me gol, nga njëmbëdhjetë metrat. Problemi? Përveç Pulisic (i cili më në fund do të jetë në fushë pas dëmtimit), në sulm Milani ka shënuar pak, për të mos thënë asnjëherë.
Gimenez nuk ndikon dhe është ende thatë në Serie A. Nkunku ka vetëm një gol, në Kupën e Italisë.
Sezoni i Milanit dhe Leaos pra përgatitet të hyjë në qendër të zonës nevralgjike. Në sulm, vetëm Rafa nuk mjafton.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
