Leao është mirë, e thërret Milan: Rafa rikthehet në Milanello

Rafa Leao është çlirua nga angazhimet e tij me kombëtaren e Portugalisë të dielën, më 12 tetor. Portugezi tashmë është në Milanello

Milanistat
3 Min Read

Asnjë çështje Leao. Rafa është mirë dhe Portugalia nuk ka vendosur ta lerë të lirë nga impenjimet e tij të ardhshme për shkak të një dëmtimi. Bëhet fjalë për një çështje të thjeshtë menaxhimi pas së cilës portugezi u rikthye për t’u stërvitur në Milanello vetëm më 26 shtator.

Dy gjysmë seancash stërvitore para Napolit, gjashtë ditë të plota para Juventusit dhe më pas Leao fluturoi për në Portugali. Një rikthim frenetik që padyshim iu desh të menaxhohej në mënyrën më të mirë të mundshme.

Milani dhe stafi i kombëtares së Portugalisë ranë dakord që sot, të hënën, më 13 tetor, Leao të kthehej në Milanello dhe të rifillonte stërvitjen për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Fiorentinës, të drejtuar nga ish-trajneri i tij Stefano Pioli.

Me kombëtaren portugeze, Leao luajti saktësisht 30 minuta kundër Irlandës në stadiumin e tij të vjetër.

Asnjë stërvitje me Portugalinë, por sot është në Milanello

Megjithatë, sipas ‘A Bola’, Rafael Leao nuk mori pjesë në seancën stërvitore të të dielës së 12 tetorit. Përveç sulmuesit të Milanit, mungonte edhe Goncalo Inacio. Ndërsa ish Milani Joao Felix, i cili humbi ndeshjen e parë kundër Irlandës, ka zhvilluar stërvitje individuale duke vijuar rikuperimin e tij.

Deklarata e Portugalisë mbi gjendjen e Leaos dhe vendimin për ta lënë të lirë

Federata Portugeze e Futbollit ka publikuar një deklaratë në lidhje me Rafën: “Është lënë i lirë nga Kombëtarja dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen kundër Hungarisë. Vendimi është marrë nga trajneri Martinez pasi vlerësoi gjendjen fizike të sulmuesit”.

Plani i Milanit dhe i Allegrit për ta rikuperuar 100% Leaon

Leao do të fillojë një stërvitje të personalizuar sot në Milanello. Stërvitje individuale, përgatitja fizike dhe rikuperimi i forcave për ta ndihmuar të rikthehet në nivelet e tij shpërthyese. Gjithë teksa skuadra është pushim. Faktikisht, Allegri u ka dhënë tri ditë pushim të gjithë lojtarëve, por kjo nuk ka të bëjë me Rafën. Ai dëshiron të kthehet, t’i heshtë të gjithë dhe të rifitojë Milanin e tij.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente