Sesioni i merkatos verore zyrtarisht ka nisur dhe tifozët e Milanit po presin me padurim lëvizjet hyrëse dhe dalëse të drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rosi. Në mënyrë të veçantë përsa i përket fushatës së blerjeve ka pritshmëri të mëdha.
Por vëmendje edhe largimeve, sepse mund të ketë disa të papritura. Shpesh janë përmendur emrat e Mike Maignan dhe Theo Hernandez, me kontratat që u skadojnë në qershor 2026 dhe negociatat për rinovime që nuk kanë nisur kurrë, por Zlatan Ibrahimoviç ka dalë para opinionit publik duke deklaruar se do të qëndrojnë. Dikush tjetër mund të largohet. Ditët e fundit, zëra të shumtë janë shfaqur për Malick Thiaw dhe Ismael Bennacer, për të cilët ka shumë interes përkatësisht në Premier League dhe Saudi Pro League.
Milani, këtë verë ka humbur lojtarë me përvojë dhe lidership si Simon Kjaer dhe Olivier Giroud, kështu që klubi do të duhet të marrë parasysh edhe këtë faktor në merkaton që po zhvillon. Dhe, gjithnjë sipas zërave të fundit, edhe një tjetër futbollist me përvojë mund të largohet edhe nga Milanello.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
I referohemi Alessandro Florenzit, i lidhur me Djallin me kontratë deri në qershor 2025. Ai përfton një pagë prej rreth 3 milionë euro neto në vit. Erdhi në verën e 2021 dhe u integrua menjëherë mirë në grup, duke u bërë një nga “besnikët” e Stefano Piolit. Ky i fundit do të zëvendësohet nga Paulo Fonseca, me të cilin anësori 33-vjeçar nuk ka pasur shumë lidhje gjatë kohëve të Romës.
Ndër të tjera, tashmë është e ditur se Milani është në kërkim edhe të një mbrojtësi të ri të djathtë dhe për këtë arsye largimi i Spizzi nuk do të ishte shumë befasues. Përkundër kësaj, kapiteni Davide Calabria do të duhet të rinovojë kontratën e tij në skadencë në qershor 2025. Ai që do të largohet do të jetë Filippo Terracciano, i ardhur nga Hellas Verona në janar dhe që duhet të luajë vazhdimisht. Një transferim në huazim është zgjidhja ideale për të.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në rast lamtumire prej fanellës kuqezi, Florenzi nuk do të ketë shumë probleme për të gjetur një skuadër të re. Në Serie A, një si ai mund të jetë i dobishëm në disa skuadra. Ka patur zëra për interesimin e Bolonjës, Fiorentinës dhe Monzës. Natyrisht, arritur në këtë pikë, edhe nga ana e tij futbollisti do të duhet t’i rishikojë paksa kërkesat ekonomike. Për të një mundësi e madhe mund të jetë edhe jasht Serie A. Tashmë i ka pasur disa eksperienca si: në gjysmën e dytë të sezonit 2019/2020 kur luajti për Valencian dhe një vit më pas për Paris Saint Germain.