Nuk ka përfunduar ende kërkimi për bomberin e ri në Casa Milan. Klubi kuqezi është i thirrur të zëvendësojë Olivier Giroud, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Major League Soccer, me fanellën e Los Angeles FC. Një zgjedhje e bërë prej kohësh, e që sigurisht nuk e gjeti Djallin të papërgatitur.
Geoffrey Moncada, Giorgio Furlani dhe Zlatan Ibrahimoviç janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë prej muajsh. I përzgjedhuri – siç shumë herë është thënë – është Joshua Zirkzee, por vështirësitë nuk mungojnë. Klauzola çliruese, me vlerë 40 milionë euro, është e arritshme, por ka konkurrencë sidomos nga skuadrat e Premier Ligës të interesuara. Për më tepër, gjatë orëve të fundit është përfolur sërish për një rikthim të mundshëm në bazë, pra te Bayern Munich. Edhe pse pengesa më e madhe në fakt përbëhet nga komisionet për t’iu dhënë agjentit, të cilat do t’i kalonin 15 milionë eurot.
Edhe pse mes vështirësive të kuptueshme të merkatos verore, sidoqoftë, nga radarët kuqezi nuk janë zhdukur asnjëherë as profilet e tjera, si Benjamin Sesko dhe Santiago Gimenez. Bomber për të cilët portofolin duhet mbajtur në duar gati. Megjithëse vështirë të largohen nga klubet e tyre aktualë, Leipzig dhe Feyenoord, për më pak se 50 milionë. Por në listën e kuqezinjve janë edhe Guirassy dhe Jonathan David, por duket se bindin më pak.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja pse kërkimi diku tjetër, për qendërsulmues të tjerë që mund të garantojnë shumë gola është një domosdoshmëri. Kështu pra dalëngadalë nëpër korridore dhe ambjentet e zyrave sekrete të klubit të rrugës Aldo Rosi ka filluar të ngrejë kokë ideja Mauro Icardi. Argjentinasi do të kthehej me kënaqësi në Milano dhe veshja me fanellën e kuqezinjve ka qenë një mundësi edhe në të kaluarën. Vitet e fundit nuk ka reshtur së shënuari. 31-vjeçari nga Rosario ka shënuar 32 gola në sezonin që sapo u mbyll me fanellën e Galatasaray, duke realizuar edhe 12 asiste. Shifra mbresëlënëse, të cilat i mundësuan verdhekuqëve turq të fitonin titullin e që mesa duket se nuk mund të kalojnë pa u vënë re edhe anëve të Serie A.
Icardi mund të largohet nga Galatasaray. Pse? Erden Timur, njeriu që në fakt e shtyu argjentinasin të zgjidhte klubin e Stambollit, ka ndërmend të bëjë gati valixhet. Dhe duke qenë se ish Interi është shumë i afërt me të, mund të vendosë që ta ndjekë. Është e qartë se në këtë lëvizje do të ishte edhe tundimi arab. Por, e sigurtë është që disa klube do të trokisnin me dëshirë në derën e argjentinasit, por as ai dhe as e shoqja Wanda Nara nuk do t’i thoshin jo kthimit në Milano, një qytet me të cilin janë shumë të lidhur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>