Postimi i lamtumirës së Theos dhe komentet e marra nga lojtari, përfshirë ato nga Maldini dhe Calabria: të gjithë theksojnë se si mbrojtësi kishte lançuar një polemikë të fortë ndaj drejtuesve aktualë të Rossonerëve për të shpjeguar largimin e tij.
Vlerat? Gjithmonë të mbrojtura
Por Gazzetta dello Sport thekson se Milan sapo ka rilançuar bashkë me Allegrin në stol edhe Luca Modric: dhe është pikërisht mbi çështjen e vlerave për të cilat Milan është zhgënjyer. Shumë. Theo është mbrojtur dhe ruajtur si në jetën e tij sportive ashtu edhe në atë familjare. Tani është radha e arabëve të Simone Inzaghit, të cilëve Hernandez u premtoi punë të palodhur dhe angazhim, duke pozuar i lumtur dhe i buzëqeshur.
Në merkato, Milan është në një ‘ndeshje’ të fortë me Club Brugge për Jasharin: e ndërsa për kolegët e të përditshmeve sportive Corriere dello Sport dhe Tuttosport, Milan nuk ka ndërmend të rilançojë asnjë ofertë të re, është e përditshmja tjetër e madhe sportive, La Gazzetta dello Sport, e cila ka zbuluar se mund të bëhet prsëri një tjetër ofertë, ndoshta edhe pak më lart se kjo aktualja. Allegrit i pëlqen Jashari, dhe madje shumë, por tanimë po shqyrton edhe mundësi të tjera përveç zviceranit nëse negociatat dështojnë plotësisht. Drejtuesit Rossonerë nuk dëshirojnë të kapen në befasi dhe kanë plane alternative.
Përsëri Bologna…
Në frontin e largimeve, klauzola çliruese prej 50 milionë eurosh e Bennacer nuk e plotëson kërkesën e Rossonerëve, të cilët kanë çdo interes për ta larguar. Këtu hyn në lojë Bologna e cila po mban tre sy në oborrin Milan: Pobega që është përparësi, ndjekur nga Adli dhe Okafor. Për Yacine Adli kanë kryer edhe një sondazh për të kuptuar se sa mund t’ju interesojnë – dhe, më e rëndësishmja, me çfarë çmimi. Një sy edhe nga Noah Okafor, tjetër lojtar zviceran, në rast se protagonisti kryesor zviceran (Dan Ndoye) do të largohej. Para së gjithash Pobega: Bolonja ka bërë një ofertë konkrete për të, të cilën Milani, dhe veçanërisht Allegri, i cili aktualisht është trajner i tij, po e shqyrtojnë.