Sipas asaj që kanë arritur të mësohet nga redaksia e milanistat.com, negociatat për blerjen nga Milani të Conrad Harder kanë dështuar. Sulmuesi i Sporting Club de Portugal dukej fare afër për t’u veshur me fanellën Rossonere, por, në fakt, nuk do të jetë aspak ashtu. Negociatat, si nga ana e lojtarit, ashtu edhe nga ajo e klubit, supozohej të finalizoheshin vetëm me disa detaje të vogla. Mirëpo, gjithçka ka dështuar. Drejtuesit e Milanit, në akord edhe me trajnerin Massimiliano Allegri, kanë vendosur se do të ishte më mirë të përqendroheshin mbi opsione të tjera.
Merkato Milan, dështon Harder, po tani çfarë?
Lojtari klas 2005, ishte identifikuar si profili i preferuar pasi hedhjes në erë të negociatave për Boniface. Milan është që nga fillimi i këtij seksioni të merkatos verore në kërkim të një sulmuesi që të jetë partneri i Santiago Gimenez. Por deri më tani, nuk ka mbërritur askush. Sidoqoftë, nga merkato do të duhet patjetër që të vijë të vijë dikush, sepse skuadra, veçanërisht në sulm, është e shkurtër. Dhe ai dikur duhet doemos të jetë një bomber i madh dhe me peshë, me nuhatje goli e që të jetë në gjendje të shënojë të paktën 20 gola në sezon.
I preferuari i Massimiliano Allegrit, e kemi thënë e stërthënë është gjithnjë ai, Dusan Vlahovic, me të cilin tashmë ka ndarë përvojën paraardhëse te Juventusi. Serbi duket të jetë një perspektivë e preferueshme, pasi konsiderohet një lojtar i besueshëm në futbollin italian. Situata e tij kontraktuale te Juventusi e bën edhe një perspektivë të dëshirueshme në merkato. A do ta bëjë tani Milani një lëvizje për të? Priten përditësime.