Siç e dimë mirë dhe e kemi theksuar prej shumë kohësh tashmë, midis blerjeve të munguara të Milanit në seksionin e fundit të merkatos verore ishte patjetër edhe një qendërsulmues.
Një profil që mungon ende në organikën e Allegrit, i cili do ta kishte kërkuar, dëshiruar dhe vlerësuar shumë edhe një sulmues nga merkato.
Vetë drejtori sportiv Rossoner, Tare, gjatë verës pati konfirmuar hapur dhe qartë se një nga objektivat kryesorë të Milanit do të ishte një qendërsulmues me karakteristika të përcaktuara. Por, në fund, nuk u bë asgjë dhe Rossonerët vendosën të përqendrohen mbi një tjetër profil, si ai i Nkunku.
Megjithatë, goditja për sulmin, sigurisht që nuk është harruar, por thjesht është shtyrë. Ndoshta që në dritaren e merkatos së riparimeve dimërore, këtë janar, siç konfirmohet edhe nga disa zëra merkatoje që po qarkullojnë në ambientet Rossonere orët e fundit. Me një emër që mund të rikthehet përsëri në modë, atë të Joshua Zirkzee.
Kështu pra, sulmuesi holandez ish Bolonja – një dëshirë e vjetër e Milanit – mund të largohet nga Manchester United që në dritaren dimërore të merkatos, duke pasur parasysh se është mbyllur nga disa emra të mëdhenj, si Cunha, Sesko dhe Mbeumo, tre blerje të reja të Red Devils.
Nëse klubi anglez do të hapej ndaj një mundësie të leverdisshme si një huazim me të drejtë blerje, atëherë Milani mund seriozisht të konsiderojë rikthimin mbi Zirkzee, i cili ka një pagë ende të përballueshme dhe që do të donte të rikthehej në lojë sa më shpejt të jetë e mundur. Sulmuesi klas 2001 e njeh mirë me Serie A dhe ka talent: vëmendje ndaj një ringjallje të mundshme të dashurisë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
