Sigurisht që në momentin e transferimit të qendërsulmuesit ish Real Madrid dhe Fiorentinës, nuk kaloi pa rënë në sy edhe gjysma e tij e ëmbël. Luka Jovic u transferua nga Firence në klubin kuqezi orët e fundit të merkatos dhe në Milano, bashkë me lojtarin mbërrin edhe e dashura e tij Sofija Millosheviç. Sofija ka lindur më 18 mars 1991 (32 vjeçe) në Beograd. Profesioni? Është modele dhe ka punuar për stilistë dhe marka si Diesel dhe Jeremy Scott si në Milano ashtu edhe në Nju Jork. Që nga viti 2019 është në shoqërinë e ëmbël të Luka Jovic, me të cilin ka edhe dy fëmijë të shkëlqyer: Aleksej (lindur më 2020) dhe Teodor (lindur më 2022). Në Instagram Sofija ka 600 mijë ndjekës dhe shfaq disa look ekstravagante ndër të cilët edhe atë të prezantuar në qytetin e Venecias me rastin e Festivalit të Kinemasë.
Sofija nxeh publikun në Tapetin e Kuq të Venecias
E tashmë sfilatat e Festivalit po i afrohen fundit, por në Casa Milan dalja sociale e Lady Jovic sigurisht që nuk ka kaluar pa rënë në sy. Postimi i publikuar nga Sofija në Instagram pak ditë më parë numëron aktualisht 15 mijë pëlqime. Nga Red Carpet te Red Dress, një fustan i ndezur që i çmendi të gjithë ndjekësit e modeles. Dhe nuk është i vetmi postim, sepse menjëherë të nesërmen Sofija poston një tjetër koleksion fotosh të realizuara në udhëtimin e Venecias për Festivalin, postim ky që arriti në 10 mijë pëlqime.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në një nga këto imazhe, Lady Jovic vesh vetëm një xhaketë jeans që vështirë se e mbulon bukurinë e saj. Nëse Sofija magjepsi gjithë Venecian me një fustan “seethrough”, tifozit milanist nuk i mbetet veçse të shpresojë të magjepset dhe e mbi të gjitha nga talenti i padiskutueshëm i qendërsulmuesit Luka, i blerë nga Fiorentina vetëm pak orë para mbylljes së merkatos. Mund të jetë rezervë e Giroud (themelore duke pasur parasysh angazhimet e tij të shumta), por njerëzia presin edhe debutimin e tij të madh si ai look venecian i të dashurës së tij Sofija.
