Ky Milan, kryevepra e Allegrit: djalli sfidon kufizimet, ëndërron skudeton dhe prêt sinjale nga merkato

Në një sezon të mbushur me pengesa, mungesa, improvizime dhe sakrifica, Massimiliano Allegri ka ndërtuar një Milan konkurrues për titull. Pa një “9” të vërtetë për muaj të tërë, pa yje në mbrojtje, me Leao dhe Pulisic thuajse kurrë bashkë dhe me një stol të shkurtër, tekniku livornez ka firmosur një kryevepër të heshtur. Tani pyetja është një: a do ta ndjekë klubi ambicien e trajnerit?...

Milanistat
4 Min Read
Casa Milan

Renditja e Milanit, pranë gjysmës së kampionatit, është fotografia më e sinqertë e punës së Massimiliano Allegrit.

Një klasifikim që flet vetë: firma e Allegrit mbi sezonin

Një punë që shkon përtej taktikës, përtej estetikës së lojës, përtej retorikës së “futbollit spektakolar”. Kjo është menaxhim, pragmatizëm, rezistencë.

Allegri ka ndërtuar rezultate pa pasur kurrë realisht në dispozicion dy shtyllat ofensive, Leao dhe Pulisic, së bashku dhe në formën më të mirë. Alternativat? Jo në nivel.

Një sulm pa një qendërsulmues tipik për pjesën më të madhe të sezonit. Një skuadër me mangësi të dukshme, me “batanije të shkurtër” në çdo repart.

Dhe megjithatë, Milani është aty. Lufton. Beson. Ëndërron.

Emergjenca e përhershme dhe ekuilibri i brishtë

Mbrojtja pa një fuoriklas absolut, me lojtarë që numërohen me gishta. Merkato që nuk ka sjellë një zëvendësues real për Theo Hernandez.

Zgjidhja? Allegri ka hedhur në fushë Bartesaghi, një djalosh që sezonin e kaluar luante te Milan Futuro dhe që sot përfaqëson një surprizë të jashtëzakonshme.

Çfarë tjetër mund t’i kërkosh këtij trajneri? Të bëjë edhe futboll shampanjë? Jo, jo tani. Për këtë duhet të rikuperohen të gjithë, fizikisht dhe mendërisht.

Leao dhe Pulisic kanë kaluar një sezon të trazuar nga problemet fizike, por pavarësisht kësaj, numrat e tyre janë mbresëlënës.

Të mendosh çfarë mund të bëjnë së bashku, në formë optimale, është një ushtrim që ndez fantazinë e çdo tifosi kuqezi. E kanë bërë vetëm një herë. Një luks ende i papërdorur.

Fullkrug: një “9” i vërtetë?

Të premten, impakti i Fullkrug nuk ishte aspak negativ.

Ndoshta mjafton edhe vetëm prania e një sulmuesi me karakteristikat klasike të numrit 9 për të ndryshuar perceptimin. Një profil që Milanit i ka munguar për shumë, ndoshta tepër, kohë.

Askush nuk flet për Lewandowski, por sulmuesi gjerman, nëse është mirë fizikisht, mund të japë një kontribut konkret dhe të rëndësishëm, sidomos duke hyrë nga stoli.

Një opsion real, një armë më shumë në një sezon ku çdo detaj bën diferencën.

Skudeto, mrekullia dhe merkato: nyja e vërtetë

Pyetja është legjitime: a mund të luftojë Milani për titullin deri në fund edhe pa një merkato të denjë? Ndoshta po. Por do të duhej një tjetër gjysmë-mrekullie nga Allegri dhe stafi i tij.

Sepse kjo skuadër jeton në një ekuilibër të përhershëm mes mungesave, problemeve fizike dhe boshllëqeve strukturore. Çdo ndeshje është një garë me pengesa.

Por me një merkato të synuar? Me ndërhyrje të zgjuara? Atëherë përgjigjja është e qartë: po, absolutisht po. Dhe këtu matet ambicia e klubit.

Ambicia e klubit dhe sinjalet që priten

Duhet një ndryshim mentaliteti: të kuptohet se fitimi është i rëndësishëm dhe se investimi për të fituar nuk është hedhje parash, por vizion.

Të mos përfitosh nga kjo renditje, sidomos pa impenjime në Kupat europiane, do të ishte një mëkat kapital.

Një sinjal i fortë pritet së shpejti dhe mund të vijë nga rinovimi i Mike Maignan. Disa muaj më parë dukej i pamundur, sot firma nuk është më utopi.

Duhet ende kujdes, por për herë të parë pas shumë kohësh, të gjithë indikatorët janë pozitivë.

Milani ka bërë pjesën e vet në fushë. Allegri ka bërë edhe më shumë.

Tani topi kalon te klubi. Sepse kjo kryevepër meriton një final të denjë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article