Ky Milan funksionon edhe pa Leaon: tani Allegri duhet të gjejë çelësin për ta riintegruar

Që nga humbja kundër Cremonezes, te fitorja e së dielës kundër Napolit, ka kaluar vetëm një muaj, megjithatë, Milani, është krejtësisht një tjetër skuadër

Milanistat
3 Min Read

Formacioni i Massimiliano Allegrit duket se ka gjetur më në fund një ekuilibër, përveç kompaktësisë, qëndrueshmërisë mbrojtëse dhe një identiteti mjaft të qartë loje.

E gjitha pa ndihmën e numrit të tij 10, Rafael Leao, i rikthyer vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, pas më shumë se një muaji mungese për shkak dëmtimi.

Lajm! Mungesa e portugezit nuk është ndjerë fare; përkundrazi, skuadra ka përfituar, duke u përgjegjësuar dhe, mbi të gjitha, duke u kompaktësuar.

Mirëpo, tani, me rikthimin e portugezit, Allegri do të ketë detyrën e riintegrimit të Leaos në brendi të kësaj skakiere pa prishur ekuilibrat e gjetura. Po, por… si?

Allegrit dhe riintegrimi i Leaos: “rreziku” dhe mundësia

Pak histori: për Massimiliano Allegrin, Rafael Leao është një titullar i padiskutueshëm. Shpërthimet e tij të shpejtësisë, aftësia për të ndezur një ndeshje për një çast dhe për të tërhequr shumë mbrojtës pas (pikërisht ashtu siç ndodhi kundër Napolit) janë cilësi thelbësore, pa të cilat nuk mund t’ia dalësh.

Për këtë arsye, trajneri Rossoner do ta gjejë mënyrë dhe zgjidhjen për ta riintegruar portugezin në brendi të skakierës së tij, edhe me “rrezikun” e prishjes së ndonjë mekanizmi që tani duket se po funksionon më së miri.

Pa Leaon, Milani ka zhvilluar automatizma të rinj, të ndryshëm. Sigurisht, futja e Leaos mund të krijojë fillimisht ndonjë çekuilibër, veçanërisht në fazën mbrojtje, por numri 10 do të ishte një shtesë e vlefshme për fazën sulmuese, edhe sepse mund të transformohet në një armë vdekjeprurëse: një Milan kompakt në mbrojtje dhe shkatërrues në sulm falë lojtarit të tij më të mirë.

Menaxhimi do të jetë vendimtar

Milani do të jetë në gjendje së shpejti të mbështetet te top payeri i tij, Rafael Leao, i cili fillimisht do të duhet të rifitojë formën fizike pas një muaji stop.

Me Juventusin në horizont, mbetet e vështirë të imagjinohet që portugezi të nisë titullar, por rrugëtimi është i shënjuar: Milani do që të rizbulojë lojtarin kampionin e tij, por pa sakrifikuar gjithë të mirat që janë bërë në këtë muaj (të parë).


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente