MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Ky Milan është i bukur, cinik e i pamëshirshëm. Por… vonesa nuk justifikohet. Tani rëndësi ka vetëm kupa
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Ky Milan është i bukur, cinik e i pamëshirshëm. Por… vonesa nuk justifikohet. Tani rëndësi ka vetëm kupa

By
Milanistat
26.04.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Më vjen keq, por vonesa nuk mund të justifikohet. Nuk ka asnjë justifikim vonesa me të cilën Milani firmos një derbi fantastik, shkatërron Interin në shtëpi, fiton derbin e tretë të 2024-2025, duke përmbysur trendin e mëparshëm dhe prenotuar finalen e Kupës së Italisë, më 14 maj. Nuk ka asnjë justifikim sepse ka muaj që përsëris një bindje timen teknike, të konfirmuar solemnisht nga mbrëmja e gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë: shifra teknike e skuadrës së ndërtuar nga klubi është shumë e madhe dhe një guidë teknike autoritare dhe e respektuar me siguri do ta kishte lançuar drejt një sezoni me rezultate krej të ndryshme. Mjafton vetëm një fakt mbi të gjithë për të patur një konfirmim: në mbrëmjen e 3-0 me Interin, në fushë ishin vetëm eksponentët e merkatos verore, pa asnjë bashkëpunimin të pesëshës që mbërriti në janar.

Edhe Conceiçao prezanton, me vonesë të madhe, një provë pjekurie taktike dhe strategjike që nuk mund të na bëjë të harrojmë të gjitha prezantimet zhgënjyese. Tip, si për shembull, ndeshja e fundit me Atalantën. Teknikut portugez i duhet dhënë merita me rastin e nuhatjes për të patur të preferuar Jovic ndaj Abraham, që dukej i destinuar ta niste nga fillimi ndeshjen. Jovic, me 4 gola javët e fundit, ka qenë vërtet surpriza e vezës së Pashkëve, i zbukuar me vonesë. Vërtetë: Interi luajti mirë dhe më mirë në pjesën e parë, por kurrë nuk e patë cinizmin e lojtarëve tanë që luajtën duke ditur se duhej të shfrytëzonin rastet e duhura për shënim.

Në këtë pikë, mund të shtrohet pyetja, edhe duke menduar për motivimet e skuadrës: si shpjegohet një ndeshje si kjo, pa pësuar gol prej Interit, pas paraqitjes jo aq të bukur kundër Atalantës? Edhe lojtarët duhet të japin shpjegime, jo vetëm tekniku. E të shohësh Theo Hernandez duke lëvizur si lavjerrës bën një efekt mjaft i madh, veçanërisht po ta krahasosh me Theon e parë të sezonit. Dhe është ky gjykim që duhet të ketë përparësi edhe në përgatitjen e sezonit të ardhshëm, duke nisur qysh me zgjedhjen e drejtorit sportiv dhe të trajnerit. Dëgjova deklaratat e Geoffrey Moncadës. Ai tha: “Jemi duke folur çdo ditë me agjentë dhe lojtarë”. Pra: ndoshta është koha për të kaluar nga fjalët te firmat. Ashtu siç mesa duket ka ardhur koha edhe për të bërë zgjedhjen për drejtorin sportiv, për atë që është më bindës, dhe për ta mbyllur këtë kapitull sepse tashmë është bërë një lëmsh i vërtetë e në vend që të shërbejë për të konfirmuar idenë e një pune të kujdesshme, rilançon kritika mbi pavendosmërinë dhe mungesën e njohurive mbi futbollin italian dhe drejtuesve të tij.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Të biem dakord menjëherë: pas kësaj fitore të madhe me Interin, Milani nuk mund të dështojë në atë të rradhës, që është finalja e Kupës së Italisë, nëse do që t’i japë një shenjë pozitive këtij sezoni shkatërrimtar.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:AbrahamAtalantaDerbidrejtori sportivfutbolli italianGeoffrey MoncadaInterJovicKupa e Italisëmerkato veroreMilanSergio ConceiçaoTheo Hernandezveza e Pashkëve
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?