MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Kush mes Vlahovic, Retegui dhe… Dovbyk? Në mesfushë, zemra dhe motorrë. Është më e vështirë të shesësh sesa të blesh. Diogo Jota dhe dhimbjet e Liverpoolit
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Kush mes Vlahovic, Retegui dhe… Dovbyk? Në mesfushë, zemra dhe motorrë. Është më e vështirë të shesësh sesa të blesh. Diogo Jota dhe dhimbjet e Liverpoolit

By
Milanistat
05.07.2025
5 Min Read
Share
SHARE

Milani i Allegrit dhe Tares po merr formë ngadalë. Pavarësisht impenjimit të përpiktë të drejtorit sportiv, do të duhet ende kohë për të kompletuar mozaikun dhe është e pamundur të respektohet kërkesa e trajnerit për të mundur ta kishte skuadrën në dispozicion – të paktën në letër – që nga dita e grumbullimit, që tani kaloi. Përsa i takon mesfushës, fotografia është praktikisht e plotë, me Modric, Ricci dhe rikthimin e Saelemakers, Jashari që duket më afër: megjithatë, do të jetë e nevojshme të hollohet nga tepricat si Musah, Bennacer, Pobega, Terracciano të cilët padyshim nuk duket se janë në planet e Max, ndryshe nga Fofana dhe Loftus Cheek.

Ka këmbë, zemër dhe mendje në atë sektor që është motori i një skuadre, kabina e komandimit. Më duket se në këtë repart është bërë një punë shumë e mirë. Fakti është se – siç na mësojnë operatorët e mëdhenj të merkatos – shitja është më e vështirë sesa blerja, veçanërisht kur ke nevojë për të shitur. Do të jetë e rëndësishme respektimi i vlerës së kartonave për të mos u çliruar prej tyre me çmime qesharake, janë ende kuqezinj, kanë ende fanellën e Milanit veshur. Nuk duhen çvlerësuar. Qoftë edhe me koston e mbajtjes së ndonjërit. Në mbrojtje, mungojnë mbrojtësit anësorë, psh, dhe ka një mini-riorganizim të mbrojtësve qendrorë në pritje të destinacionit të ardhshëm të Thiaw. Është pikërisht ky reparti ku zgjedhjet do të jenë më të ndërlikuara, sepse për pjesën tjetër, në thelb mungon vetëm qendërsulmuesi: ëndrra është Vlahovic, çmimi i Retegui është shumë i lartë, Dovbyk është një thjesht një lajm i dalë gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndoshta më shumë për një lojë merkatoje sesa për interes konkret.

Personalisht, besoj se Vlahovic do të pritej mirë nga ambjenti Rossoner, kjo edhe për shkak e mbi të gjitha të kërkesës së vazhdueshme të mister Allegrit për të, por mund edhe t’i bënte mirë edhe vetë sulmuesit, për një rilindje të denjë. E pranoj se është hipoteza më sugjestive për shijen personale. Nuk u besoj lojtarëve që largohen nga Atalanta: asnjëri prej tyre, pasi kanë hequr fanellën ziblu dhe janë larguar nga Gasperini, nuk ka arritur kurrë nivele të larta dhe (në fakt) në shumë raste as nuk i kanë përsëritur gjërat e mira të bëra në Bergamo, ku Gasperini me sa duket krijoi një alkimi të papërsëritshme. Vetëm Kessie pati arritur të rritej, përpara se të zgjidhte të zhdukej.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Fakti që Allegri nuk do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion menjëherë është një disavantazh i bashkëndarë. Napoli është përpara të gjithëve falë një kuadri të gatshëm, ndërsa Interi dhe Juventusi (si shumë klube të tjera evropiane pjesëmarrëse) do të paguajnë çmimin e këtij Botërori të nxehtë dhe jo shumë interesant veror, për sa i përket përgatitjes dhe gjendjes afatgjatë. Klopp dixit dhe unë pajtohem. Lajmi na sjellin drama dhe tragjedi të përmasave të ndryshme në çdo edicion.

Ata që qeverisin këtë planet nuk e kanë kurrë si objektiv parësor paqen, bashkëjetesën, tolerancën si objektivin e tyre kryesor dhe kjo epidemi shpesh i infekton njerëzit, normalë, të dëshpëruarit, intolerantët, të dhunshmit. Midis dhjetëra lajmeve që na shqetësojnë dhe na bëjnë zemrat të qajnë, ajo e vdekjes së Diogo Jotës (28 vjeç) dhe vëllait të tij André Silva (25) ka një shije që është pak të thuash e hidhur, duke qenë pjesë e botës së futbollit dhe për detajet e aksidentit që i vrau. Diogo sapo ishte martuar dhe la pas 3 fëmijë. Liverpooli është një nga ato klube që ciklikisht bien nën honet e dhimbjes së padurueshme, në gjendje të zhbëjnë gëzimet dhe triumfet e fundit dhe ato të kaluara. Jam i sigurt se tifozët e Milanit janë pranë klubit dhe familjeve. Një lutje.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?