Më 19 janar 2009, një grup tifozësh kuqezinj u mblodhën fillimisht jashtë selisë së klubit, e më pas jashtë shtëpisë së brazilianit. Dhe në fund mundën të gëzojnë…
Ka netë që kanë një peshë ndryshe, në të cilat tifozët mblidhen, qajnë, luten. Për një ndeshje a për një negociatë. Dhe aty edhe paratë marrin një peshë tjetër, krahasuar me ndjenjat. Është kjo që ndodhi edhe natën e 19 janarit 2009, kur një numër i madh tifozësh kuqezinj u mblodhën në Via Turati, poshtë selisë së Milanit, duke kënduar këngë dhe ndezur bomba tymuese. Janë më shumë se 500. Në një pankartë shkruhet: “Është çështje zemre. Klub, mos e shit, Kaka mos kërko”.
Negociata
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por le të bëjmë një hap pas. Negociata që duhej të sjellë Kakà në Manchester City është më shumë se një hipotezë dhe – sikur të mos mjaftonte kjo – djaloshi shtyhet edhe nga babai i tij Bosco Leite, i cili e sheh mirë në Premier League. City është një klub që po bën provat e përgjithshme për t’u bërë i madh dhe strategjia është blerja e lojtarëve më të mirë të klubeve më të mëdha të Evropës. Përkthyer: nga Anglia po përgatisin një shi milionash, gati për të mbuluar si Milanin ashtu edhe mesfushorin sulmues: 120 milionë për Djallin dhe një pagë më shumë se dyfishi i pagës aktuale për brazilianin. Mëngjesin e 19 janarit, babai shtrëngon dorën, telefonon Mansur dhe më pas lëshohet për të bindur të birin. Ndërkohë, në Arcore, Silvio Berlusconi, Fedele Confalonieri dhe Adriano Galliani pyesin nëse ia vlen t’i pranojnë lajkat e City-t.
Përmbysja
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjithçka duket e kryer, mungojnë vetëm disa detaje. Gary Cook, presidenti operativ i Citizens, është gati të mbyllë operacionin. Në realitet, në kokën e lojtarit gjërat nuk janë edhe aq të qarta. “Nuk isha i bindur nga projekti i City-t, mbi të gjitha askush nuk kishte folur me mua. Nuk isha i sigurt që projekti do të funksiononte”. Pastaj, kthesa e papritur! Rreth pesëdhjetë tifozë të Milanit, vendosin të largohen nga rruga Turatit për t’u spostuar në rrugën Aurelio Saffi, poshtë shtëpisë së Kaka. Çekiçi i pandërprerë e koreve dhe thirrjeve funksionon dhe korr efektet e dëshiruara. Kaka, pak pas orës 20:00, i afrohet dritares, përplas grushtin në gjoks dhe përshëndet tifozët. Pak minuta më vonë, shfaqja e dytë, si të ishte një papë: këtë herë Ricardo mban një fanellë të Milanit dhe e lëshon veten me një “QËNDROJ”, me një buzëqeshje shoqëruese, që vlen më shumë se çdo konfirmim.

Një zgjedhje zemre
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Shpërthen deliri. Menjëherë pas kësaj, vjen edhe PO-ja përfundimtare e Berlusconit. “Kakà qëndron te Milani, ishte një zgjedhje zemre”, konfirmoi me kënaqësi presidenti. Më pas flet edhe vetë braziliani. “Tani mund ta them me zë të lartë, qëndroj! Të gjithë mesazhet që më keni dërguar, ngrohtësia juaj, letrat dhe pankartat më kanë bindur të zgjidhja me zemër”. City, duke menduar se e kishin në dorë, mbetet i shtangur. Sidomos sepse nga ai moment e gjashtë muaj më vonë, ajo “Kakà nuk shitet” u bë “mirëutakofshim Ricky”. E pamundur, në verë, t’i thuhej jo prestigjit dhe milionave të Real Madridit. Por ajo natë do të mbetet në historinë e merkatos dhe ndër kujtimet më të bukura për tifozët e Milanit.