Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e projektit të U23 të Milanit, Daniele Bonera dhe Zlatan Ibrahimovic iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me këtë çështje. Përgjatë takimit me media, ka mbërritur lajmi për shortin e turit së parë të Kupës së Italisë të Serie C. Milan Futuro do të ndeshet me Leccon dhe ndeshjen e parë do ta luajë më 11 gusht në stadiumin Rigamonti të Leccos.
Ndërkohë, trajneri i Milan Futuro foli për kundërshtarët e tij në grup: “Kam shkuar për të parë disa ndeshje: kam parë Avellinon, Padovën e të tjera. Jam mahnitur nga intensiteti dhe fiziku. U përpoqa t’i imagjinoja djemtë tanë kundër tyre. Nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi besim”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>