MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: KUNDËR RRYMËS – Milani im, edhe sikur bota të shpërbëhet, do jem gjithmonë në anën tënde!
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

KUNDËR RRYMËS – Milani im, edhe sikur bota të shpërbëhet, do jem gjithmonë në anën tënde!

By
Milanistat
18.11.2024
10 Min Read
Share
SHARE

Duke analizuar problemet

Nga Tifozi Milanist

Për mua, që gjithmonë kam mbështetur Milanin në çdo gjë, këto 9 ndeshjet e para të kampionatit plus 3 ndeshjet e Champions League ishin si një goditje me thikë. Është e vështirë të pohosh se tezat, motivimet, bindjet e dikujt janë të suksesshme kur rezultatet mungojnë. Por mendoni se do të ndryshoj mendje? As që bëhet fjalë! Fillimi i sezonit sigurisht nuk është ai që shpresoja apo imagjinoja, por shumë njerëz, në vend që të flasin për problemet REALE që e sollën Milanin të ketë këtë fillim të tmerrshëm të sezonit, flasin gjithmonë, shumë do të thoja, për vlerën e projektit Milan.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Një projekt mund të jetë i vlefshëm apo jo, i bukur apo jo i mirë, por nuk mund të sulmosh një projekt kur disa ndeshje shkojnë keq. Është si dikush që po ndërton një pallat të tërë, më të shkëlqyerën dhe më të shndritshmen në zonë, përgjatë zhvillimit të punimeve, ndoshta ka disa gabime apo pengesa, të cilat më pas duhet të rregullohen. Por kjo nuk e cënon vlerën e projektit Padyshim që disavantazhi -11 nga Napoli (me një ndeshje më pak) është i rëndësishëm. Madje do të shtoja dëshpëruese. Humbja me Napolin, barazimi me Cagliarin janë si një shpullë në fytyrë. Po, e saktë. Por gjithçka është e suportueshme. Janë edhe ¾ e kampionatit përpara. Mirëpo çfarë më zemëron më shumë është leximi i disa kritikave që janë larg problemeve, të cilat padyshim që ekzistojnë dhe janë reale. Po jo jua përmbledh duke i bashkangjitur edhe vlerësimet e mia anash, ato personale.

1) “Kjo pronësi nuk shpenzon para, jep me pikatore“. Krejtësisht false. Pronësia sapo ka faturuar 456 milionë dhe ka investuar 452. Dikush që do të të japë “qindarka” do të kishte shpenzuar më pak, shumë më pak, duke futur diferencën në xhep dhe duke mos u kujdesur për gjithçka e për këdo.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

2) “Kësaj pronësie nuk i intereson të fitojë, por vetëm nxjerrë fitimet e veta ekonomike”. Këtu rikthehemi sërish në në pikën e parë. Kanë investuar rreth 99% të fitimeve të tyre. Përse vallë një që investon gjithçka nuk do që të fitojë? Pastaj, mund të bëhen vlerësime për vlerën e zgjedhjeve, po, por nuk mund të thuhet kurrë se “nuk duan të fitojnë”.

Pastaj, deklarata “duan vetëm të fitojnë”, çfarë të keqe ka? Ata duan ta shesin klubin në të ardhmen për 3 deri në 4 miliardë dollarë, një shumë astronomike. Por për të arritur në këto shifra, duhet ta bëjnë klubin AC Milan që të ketë stadiumin e tij, me një ekip B të pranishëm në skenën e futbollit italian e më pas të kenë fituar tituj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Janë 2 faktorë, fusha, jashtëfusha, që do të përcaktojnë çmimin e shitjes së tyre. E nëse e shesin me atë çmim, por i kanë mbajtur këto premtime sportive, çfarë rëndësie ka për ne?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

3) “Conte nuk erdhi te Milani për arsye ekonomike dhe të merkatoje”. Shumë fallse. Conte, dhe këtë e garantoj nga më shumë se burime shumë të sigurta, nga njerëz që punojnë ngushtë me botën Milan, pati rënë në gjunjë për të shkuar te Milani. Duke kërkuar madje edhe një rrogë “normale”, dhe me një merkato plot kërkesa, por gjithmonë brenda kufijve të vendosur nga klubi kuqezi. Nga lojtarët që ai kërkoi për Napolin dhe për lojën e tij, shumica e tyre nuk do të ishin të dobishëm për Milanin. Mctominay do të kishte luajtur si mesfushor sulmues, një zonë ku te Milani, herë luan Pulisic, herë Loftus Check, e herë të tjera Reijnders. Lojtarë të nivelit të lartë. Neres, i Contes, në krah nuk do të kishte kuptim. Mes Leaos, Pulisic, Chucuweze dhe Okafor, Neres nuk do të kishte vend ndaj nuk do të kishin kuptim ta blinin.

Kapitulli qendërsulmues. Milani u përpoq dhe praktikisht e mori Zirkzee, i cili kushtonte më shumë se Lukaku. Pastaj të gjithë e dimë se si shkoi puna me komisionet e agjentit (kërkonte 15 milionë për xhepin e tij), por mjafton kjo për të kuptuar se “nuk ka qenë kurrë problem ekonomik”. Diferenca mes Buongiorno dhe Pavlovic është disa milionë më shumë në favor të italianit. Pastaj mund të diskutojmë vlerën sportive të lojtarit, por ta vendosësh në nivelin ekonomik ardhjen e munguar të Contes, ky është një gabim i madh.

4) “Në 2 vjet e gjysmë RedBird ka shkatërruar gjithçka, me ta nuk do të fitojmë kurrë“. Plotësisht fallso. Ata kanë hedhur themele të forta ekstrafushë, kanë gjëra të mira dhe më pak të mira në nivel sportiv. A kanë fituar deri më sot? Jo, e vërtetë. Por askush nuk e ka shkopin magjik. Një projekt përbëhet nga ulje-ngritje, zgjedhje të drejta dhe më pak të drejta, është një rrugë e gjatë dhe plot kthesa që sigurisht nuk zgjat 2 vjet e gjysmë, të cilat nuk janë aspak ekzaltues në nivel sportiv. Por, nëse ke një sferë kristali, atëherë mos e shih më Milanit dhe kthehu nga Netflixi.

5) “Organika e Milanit është e pamjaftueshme”. Fallse. Organika e Milanit është e një niveli të lartë, me probleme apo boshllëqe që padyshim duhen plotësuar, por tërësia i organikës është i një niveli të tillë që mund të luftojë për skudeton. Edhe pse nuk po performojnë siç duhet, por Maignan, Theo, Leao, Pulisic, Morata, Loftus, Reijnders, Fofana, Okafor, Chucuweze, janë të gjithë lojtarë që të paktën në Serie A mund të thonë fjalën e tyre për kreun.

6) “Milanit i mungojnë drejtuesit”. Kjo është dashakeqësi e madhe. Kanë me siguri një qasje të ndryshme, por nga ku del mungesa/prezenca e tyre? Pse ndonjëherë nuk janë të pranishëm në Milanello?. Nuk kam dëgjuar kurrë për Giuntolin apo Marotton të jenë të pranishëm H24 në qendrën sportive. Ku e dini nëse ata nuk komunikojnë vazhdimisht me skuadrën dhe trajnerin? Keni regjistrime telefonike? Përgjime private? Jo. Pra, të kritikosh drejtuesit për mungesë prezence në skuadër, apo sepse nuk bëjnë One man Show para kamerave, është shpifje në plot kuptimin e fjalës. A thua se ju keni nevojë për një deklaratë zyrtare para shtypit çdo 5 minuta?

Pra, do të thoni, pse Milani nuk po shkon mirë? Duke folur për të tashmen dhe këtë moment.

Për mua ka 2 faktorë.

Së pari, janë diktatet taktike të Fonsecës, jo edhe aq të lehta për t’u asimiluar. Skuadra po merr pak kohë për t’i asimiluar idetë e Fonsecës, të cilat për mendimin tim janë edhe të vlefshme, por që sigurisht kërkojnë kohë që ndoshta bota Milan nuk ia garanton. Problemi i dytë është se Fonseca ka vënë në pikëpyetje disa lojtarë themelorë të Milanit. Pra askush nuk e ka vendin të garantuar. Ose luan mirë ose rrezikon vendin. Gjë që do të ishte normale kudo në botë, por mesa duket titullarët kanë punë të përhershme, si në postë. Padyshim që çështja është delikate, por nëse duhet të kritikojmë Milanin dhe momentin e tij të tanishëm, duhet bërë mbi një kauzë të drejtë dhe me motivet e duhura.

Sado ideja e një tjetër vit Pa fitore mund të jetë torturuese (dhe kjo mbetet për t’u parë!!!), unë vazhdoj dhe do të vazhdoj të mbështes Milanin dhe projektin e tij, GJITHMONË. Nëse nuk do të ishin disa angazhime të tjera, do të isha gati ta mbështesja Milanin në çdo ndeshje, madje në stadium. Për mua, Milani është si një diamant puro, që ka nevojë të përpunohet për t’u bërë, ose më mirë të themi, të kthehet për të qenë ai, xhevahiri më i shndritshëm nga të gjithë. Sot është “thjesht” një diamant puro, me pluhur pak, i përqeshur nga shumë njerëz mendjeshkurtër. Dhe në këtë rrugëtim të gjatë e të torturues, me ulje-ngritje, që duhet të na rikthejë në lavditë tona të një herë e një kohe, nuk do të hedh kurrë pleh organik mbi Milanin tim! Përkundër të gjitha komenteve negative, Milani do të gjejë në zërin tim dhe në atë të shumë të tjerëve, GJITHMONË një zë miqësor! Forza Milan GJITHMONË!”.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?