Kundër paragjykimit, përtej keqdashjes. Milani dhe skuadra e shkurtër e Allegrit. Babagjysh, sill një mbrojtës për Max. Pse ky Milan meriton respekt…

Nga mbrojtja e Allegri-t te realiteti i merkatos. Klasifikimi që sfidon logjikën dhe nevoja urgjente për një mbrojtës të fortë: një reflektim i sinqertë mbi Milanin aktual, mes iluzioneve për “super skuadrën” dhe një të vërtete më tokësore, që flet për sakrifica, mungesa dhe pritshmëritë reale....

Milanistat
6 Min Read

Nga Albin TIRANA

Në futboll, si në jetë, ka momente kur duhet të ndalesh dhe të flasësh pa filtra. Pa zhurmën e klisheve, pa sloganet boshe dhe pa dëshirën për të pasur gjithmonë një fajtor. Pikërisht nga kjo nevojë lind “letra për Babagjyshin”, një rrëfim ironik, por thellësisht serioz, që i drejtohet jo vetëm një figure simbolike të festave, por gjithë ambientit kuqezi: tifozëve, kritikëve, mediave dhe atyre që shohin Milanin gjithmonë me sy të paragjykuar.

Një letër ndryshe për Babagjyshin

Ky Milan nuk është një skuadër për titull? Jo ta thuash por edhe ta mendosh këtë duket një blasfemi e madhe, sidomos kur kemi të bëjmë me tifozerinë kuqezi dhe kërkesat e saj. Por t’i qëndrosh realitetit nuk do të thotë aspak të jesh kundër Milanit, por ta respektosh atë dhe realitetin e tij. Dhe realiteti thotë se Allegri po bën shumë dhe me pak gjë, se renditja aktuale është një superarritje e madhe dhe se çdo kritikë që mohon vështirësitë objektive rrëshqet lehtë nga skepticizmi në keqdashje.

Kërkesa e parë: mjaft me paragjykim, mjaft me keqdashje ndaj Allegrit

Po e nis me një thirrje të qartë: t’u jepen fund paragjykimeve ndaj Massimiliano Allegrit.

Për hir të së vërtetës, kritikët e tij janë pak, por më të zëshmit, por janë edhe më këmbëngulësit.

Vazhdojnë të përsërisin se Milani ka “një skuadër fantastike”, se “vetëm me kampionatin në lojë, është një shëtitje”, se eliminimet nga Kupa e Italisë dhe Superkupa janë prova të dështimit, dhe se rezervat janë “luksoze”.

Por kush ka sadopak qetësi në gjykim e kupton se arritur në këtë përfundim, nuk flitet më për analizë sportive. Këtu ka mllef, llogari të vjetra dhe kritika të maskuara si objektivitet.

Të mos pranosh se Milani është i dyti, vetëm një pikë larg Interit, pasi ka luajtur pa Leaon për 45 ditë, pa Rabiot për më shumë se një muaj dhe me Pulisic jashtë skuadre në momente kyçe, është ose verbëri, ose keqdashje.

Sapo dalin nga fusha 11-12 titullarët kryesorë, niveli teknik bie ndjeshëm. Kjo nuk është opinion, është fakt. Dhe pikërisht ky fakt tregon se Allegri po shtrydh maksimumin nga një organikë që nuk është ndërtuar për mrekulli, por për mbijetesë dinjitoze në majat e renditjes.

Një klasifikim që vlen sa një trofe moral

Të jesh sot në vendin e dytë, në këto kushte, është një sipërmarrje e vërtetë sportive. Jo një rastësi, as edhe një dhuratë kalendarike.

Ky Milan aktual, them me dhimbje, nuk mund të kërkojë mrekullinë e titullit, sidomos duke ditur se rivalët do të përforcohen në merkato: Juventusi dhe Roma do ta bëjnë garën për katërshen e parë edhe më të egër.

Prandaj, çdo rezultat pozitiv në fund të sezonit do të jetë edhe më i ëmbël. Sepse do të vijë përmes sakrificës, jo përmes arrogancës së atyre që e quajnë këtë skuadër “të frikshme” vetëm për të pasur më pas kë kënaqësi të sulmojnë.

Kërkesa e dytë: një mbrojtës për t’i dhënë frymëmarrje Milanit

Ardhja e Fullkrug nuk duhet të na krijojë iluzione të rreme. Po, sepse ai nuk është zgjidhja magjike e sulmit. Mund të na ndihmojë, sigurisht, dhe askush nuk do të ishte më i lumtur sesa unë të përgënjeshtrohej ky skepticizëm nga fushat e lojës.

Por nevoja reale është tjetërkund: në mbrojtje. Një mbrojtës me peshë, me eksperiencë dhe autoritet, do ta bënte repartin më solid. Dhe kjo, pavarësisht se mbrojtja aktuale po ofron rendiment mbi pritshmëritë fillestare. Përmirësimi i Gabbias, rikthimi në nivele të mira i Tomorit dhe rritja e Pavlovic janë merita të stafit teknik dhe punës së përditshme.

Megjithatë, për të mbajtur ritmin dhe për të mos u shembur në momentet kyçe, një ndërhyrje në prapavijë është e domosdoshme.

Kërkesa e tretë: rinovime për stabilitet dhe besueshmëri

Po përpiqem ta mbyll me një kërkesë që shkon përtej fushës së lojës: stabilitet institucional. Rinovimi i kontratës së Maignan është jetik, jo vetëm teknikisht, por edhe simbolikisht. Ai do të ishte një sinjal i fortë për gjithë ambientin. Po ashtu, një rinovim i Pulisic, një nga goditjet më të nënvlerësuara të merkatos së kaluar, do të ishte “ar i pastër” për Milanin.

Fakti që Rabiot ka bërë të ditur se ka presione të vazhdueshme mbi portierin francez tregon se klima në Milanello ka ndryshuar. Dhe ky ndryshim është baza për të ndërtuar besim të ri, brenda dhe jashtë klubit.

Dhurata më e bukur?

Dhe si çdo letër për Babagjyshin që respekton traditën, në fund, me rreshtat e fundit edhe mkë kënaqësi. Zgjidhja konsensuale e kontratës së Origi. Ky është pa hezitim lajmi më “boom” i këtij fundviti. Një dhuratë që vlen sa për Krishtlindje, aq edhe për Epifani e Pashkë.

Sepse ndonjëherë, në futboll, dhurata më e bukur nuk është ajo që vjen… por ajo që më në fund ikën.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article