MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Kthimi që nuk pritej: e bujshme në Casa Milan
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Kthimi që nuk pritej: e bujshme në Casa Milan

By
Milanistat
06.08.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Në futboll, ashtu si në jetë, ka dashuri që nuk harrohen dhe që lënë gjurmë të pashlyeshme tek kushdo që i ka përjetuar nga afër dhe jo vetëm mes protagonistëve të drejtpërdrejtë. Milani e di mirë këtë, duke qenë se në historinë e tij ka pasur disa kampionë legjenda dhe të paharrueshëm për shumë tifozë, të cilët kanë shkruar historinë e klubit, duke ngritur në qiell kupat e Skudetove dhe Champions League.

Mario Balotelli nuk mund të jetë midis legjendave të të klubit, por ndjesia është se me pak më shumë vazhdimësi dhe me fat mund ta kishte bërë lehtësisht. Cilësitë e tij teknike dhe fizike janë shfaqur të jashtëzakonshme që në debutimin e tij me fanellën e Interit dhe edhe në disa paraqitje me Manchester City, Italinë dhe Milanin, ku megjithatë nuk arriti të bënte asnjëherë kapërcimin cilësor drejt një fenomeni absolut, siç do ta kishte pritur a menduar shumëkush.

Sot është 33 vjeç dhe që nga 1 korriku është një lojtar i lirë pas përvojës në Adana Demirspor. Ka pas veshur fanellën e Milanit nga nga janari 2013 deri në gusht 2014 përpara se të transferohej në Liverpool dhe të rikthehej në formë huazimi te kuqezinjtë, pa shumë fat. Që aty nisi parabola e tij zbritëse nga e cila nuk u ringjit kurrë, por… zemrën mund ta komandosh.

Balotelli bëri emër në futbollin që ka rëndësi me Interin, ku pati bërë edhe debutimin e tij nën drejtimin e Roberto Mancinit e më pas fitoi Champions League me José Mourinhon, pavarësisht një marrëdhënieje të trazuar. Megjithatë, nuk e ka fshehur kurrë se besimi i tij futbollistik shikonte nga ana tjetër e urës, pra pikërisht drejt Milanit.

Pavarësisht eksperiencave të ndryshme futbollistike larg, Super Mario nuk ka reshtur kurrë së ndjekuri skuadrën e tij të zemrës dhe kur të mundet, rikthehet me kënaqësi për të përshëndetur kolegët e tij dhe për të rijetuar mjedisin kuqezi. E bëri këtë edhe të dielën e 4 gushtit, teksa u shfaq në qendrën stërvitore të Milanit dhe më pas publikoi një selfie në rrjetet e tij sociale për të përjetësuar ngjarjen.

View this post on Instagram

A post shared by DAZN Italia (@dazn_it)

Milani është ende në kërkim të një sulmuesi pas krahëve të Alvaro Moratës, por mos mendoni për asnjë referencë për sa i përket merkatos. Balotelli është vetëm një tifoz dhe mik i klubit, i cili do të duhet të gjejë shtëpi diku tjetër për të ringjallur karrierën e tij.

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?