Sfida e sotme në 12:30 kundër Veronës është fotografia perfekte e problemeve të Milanit.
Ndeshjet që peshojnë sa një sezon
Pikërisht këto ndeshje, në letër më të përballueshme, kanë qenë deri tani një pengesë e madhe: shumë pikë të lëna rrugës, shumë zhgënjime. Dhe kalendari nuk pret: pas Veronës vijnë Cagliari dhe Genoa. Nëse nuk vjen një inversion i menjëhershëm i trendit, rreziku është të humbasësh trenin e madh të sezonit.
Allegri mes mungesave dhe fashaturave
Skuadra e Allegrit jeton prej javësh në emergjencë të përhershme. Formacioni ideal? Një luks që nuk shihet prej kohësh. Shpresa e tifozëve është e thjeshtë dhe e thellë njëkohësisht: t’i kenë të gjithë në dispozicion, në formën më të mirë, dhe që merkatoja e janarit ta zgjasë “batanijen” si në sasi, ashtu edhe në cilësi.
Fullkrug, zgjidhje e domosdoshme, jo e bujshme
Ardhja e Fullkrug nuk e ka ndezur San Siron. Entuziazmi mungon, por realiteti është ky: “është ajo që ofron tregu”. Allegri shpreson të ketë gjithmonë të gatshëm Leao dhe Pulisic, ndërsa nga sulmuesi gjerman kërkon shëndet dhe impakt si alternativë gjatë ndeshjes. Me Gjermaninë ka treguar se di të hyjë dhe të bëjë diferencën, por atëherë ishte një tjetër fazë e karrierës, para dëmtimeve.
Gatti, emër që nuk ndez, por që bind trajnerin
As emri i Federico Gatti-t nga Juventusi nuk ngroh zemrat e tifozëve. Por nëse është kërkesë e drejtpërdrejtë e Allegrit, duhet dëgjuar. Një “mestierant” i besueshëm, i aftë të luajë në të gjitha rolet e mbrojtjes, italian dhe praktik. Nëse gjendet gjuha me bardhezinjtë, Milani do të fitonte qetësi prapa, aty ku De Winter ka zhgënjyer rëndë. Ka më mirë? Pa dyshim. Por me këtë klimë, të mendosh për një përforcim të padiskutueshëm cilësor duket utopi.
Largimet që hapin dyert: çështja Nkunku
Merkatoja në dalje mund të jetë çelësi i gjithçkaje. Emri i Nkunku-t është gjilpëra e peshoreve. Nëse Zahavi, menaxheri i tij i fuqishëm, arrin të sigurojë një ofertë nga Europa, skenarët ndryshojnë menjëherë. Vetëm atëherë Milani mund të guxojë më shumë edhe në hyrje.
E ardhmja mes portës dhe rrezikut
Ndërkohë, Igli Tare punon edhe për nesër. Rinovimi i Maignan do të ishte një sinjal shumë i fortë për projektin, por këtu kërkohet maturi. Sa për zëvendësuesit e mundshëm, ideja Hugo Souza (Corinthians) mbart rreziqe të mëdha: ambientim i vështirë dhe, duke shfletuar pamjet online, një seri gafash të pabesueshme që nuk qetësojnë askënd.
Vlahović, ëndrra e madhe për qershor
Dhe në fund, bombë për sulmin. Për verën, emri i nxehtë është Dusan Vlahović. Një negociatë e ndërlikuar, plot pengesa, por Milani sot duket klubi më i interesuar dhe një hap përpara konkurrencës. Objektivi nuk është afër, por Tare dëshiron ta presë shiritin i pari.
Milani është në një udhëkryq. Mes ndeshjeve që duhen fituar patjetër, zgjedhjeve pragmatike në merkato dhe ëndrrave të mëdha për të ardhmen, çdo vendim peshon si një finale. Dhe koha për të pritur… ka mbaruar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
