Teksa Milani i drejtuar nga Allegrit po përgatitet të nisë zyrtarisht sezonin me një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Barit, Tare dhe njerëzit e tjerë të merkatos Milan vazhdojnë të punojnë për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë merkato të nxehtë.
Objektivi kryesor, sigurisht bomberi, me Rasmus Hojlund në rresht të parë. Por vëmendje edhe ndaj surprizave të mundshme në këtë sprint final të merkatos në optikën Milan.
Jo vetëm Hojlund: një surprizë e mundshme merkatoje
Arritja te qendërsulmuesi i Manchester United nuk është një sipermarrje edhe aq e thjeshtë. Ka kaq shumë pengesa, që nuk e bëjnë aspak të sigurtë tymin e bardhe në fund të këtij seksioni.
Kjo është arsyeja se përse, përveç Hojlund, Milani po vlerëson dhe po mban në këmbë edhe pista të tjera për të kompletuar repartin e tij të avancuar.
Që variojnë nga i zakonshmi i Juventusit, Vlahovic, i preferuari i Allegrit, tek shumë i shtrenjti Nicolas Jackson, i Chelsea, e duke kaluar nëpër emra të tjerë si dhe Goncalo Ramos i PSG, Victor Boniface i Bayer Leverkusen, Nikola Krstovic i Lecce, Breel Embolo i Monacos dhe Alexander Sorloth i Atletico Madrid.
Por vëmendje të madhe, sepse një tjetër mundësi e re e bujshme merkatoje është shfaqur gjatë orëve të fundit, pas mednatës së mbrëmshme.
Kështu, sipas të përditshmes spoertive, Tuttosport, Milani mund edhe të mos bleje një qendërsulmues të ri dhe të qëndrojë me Gimenez, plus Okafor dhe Leaon si 9 të rreme potenciale.
Në atë rast, në vend të qendërsulmuesit, Tare mund të zgjedhë një pistë tjetër, ndoshta si ajo e Federico Chiesa të Liverpoolit.
Një ide e re dhe e ndryshme për të përfunduar afatin kalimtar të AC Milanit në aspektin e sulmit. Vlerësimet janë duke u zhvilluar.