Kryesim i bezdisshëm: për kë dhe pse? Penallti, rregulla, opinione, komente: janë të gjithë tifozë… Gimenez dhe titullarët e tjerë, Gimenez dhe… të tjerët

Milanistat
5 Min Read

Disa milanistë duken të frikësuar (disa të tjerë, për të qenë të sinqertë, të argëtuar, për të mos thënë krenarë) nga fakti që vendi i parë mund të “shkaktojë bezdi”.

Është rezultat i cirkut të ngritur prej penalltisë kundër Fiorentinës. Por, kë dhe pse duhet ta shqetësojë Milani, në krye të tabelës? Duhet kuptuar.

E vërtetë që në pallatin e pushtetit (futbollistik kuptohet) nuk është se kemi vërtetë ndonjë farë pushteti dhe kjo është një arsye më shumë për të mbështetur faktin se nuk ka pse të aktivizojnë ndonjë mekanizëm me anë të të cilit Rossonerët në ndonjë mënyrë duhen penguar.

Por, mediat? Epo, ato nuk janë asgjë e re apo e kohëve të fundit. Edhe në marrëdhëniet me shtypin, vlera mbetet ajo e kartës së fundit në pako, por Allegri dhe skuadra mund të ecin përpara, duke kujtuar Sacchin: “Nëse bëjmë atë që dimë, askush nuk mund të na ndalojë”.

Ngjizja e kësaj farë indinjate pas asaj penalltie – sipas normave, krejtësisht e rregullt – nuk lindi prej një analize objektive të rregullave, e as nga ndonjë vlerësim i qetë prej të përfshirëve drejtpërdrejt në çështje (Pradé që ja beh në dhomën e shtypit dhe përpara mikrofonave duke qarë…), por nga oborret.

Nuk ka të bëjë vetëm me Milanin dhe nuk ka të bëjë vetëm me episodin e së dielës së kaluar: ky fenomen tipik buron nga oborret, nëpër famulli, nën hijet e kështjellave: rregullat sot përshtaten, formësohen dhe brumosen si brumi në varësi të skuadrës për të cilën bëjnë tifo gazetarët, opinionistët, komentatorët.

Në varësi të linjave editoriale. Megjithatë, të vetmet lopë të shënjuara jemi ne, mbështetësit e Djallit: të gjithë të tjerët janë profesionistë të patëmetë dhe super partes.

E vërteta është se vetëm kur fiton Milani (larg qoftë kur kryeson), vendimet arbitritrare, – të maskuara, të përziera, të njollosura, të drejtuara nga VAR-i i lëkundur dhe i improvizuar – shkaktojnë një bujë të tillë. Në vend që edukata të të studiohen duke parë ndeshje e kampionateve të tjera kryesore evropiane dhe kupave ndërkombëtare.

E përsa i përket edukatës. Simulimet janë të padurueshme; janë bërë normë, pjesë integrale e lojës. Pas çdo ndërhyrjeje, çdo kontakti, sado të lehtë, çdo shtytje, të gjithë shtrihen përtokë duke bërtitur, plot ‘dhimbje’, në agoni, duke prekur pjesë të trupit që as nuk preken nga dinamikat e kontaktit. Vetëm për t’u ngritur një çast më pas për t’ia rifilluar përsëri.

Edhe skena e Gimenez të dielën në mbrëmje shërben për të rimarrë në dorë etikën, edhe përmes mësimeve dhe rregullave të vendosura brenda vetë klubeve, vetë dhomave të zhveshjes.

Kush stimulon mashtron vetveten, shokët e skuadrës, kundërshtarët, arbitrin, publikun. Kush simulon mashtron. Mirëpo praktika më e neveritshme, është të fajësosh gjithmonë kundërshtarët dhe kurrë të tutë.

Dhe duke qëndruar te Gimenez. Diku, në një artikull interesant të botuar në këtë medie,  analizohej dobia taktike e Bebote dhe dinamizmi i tij në rritje, duke shtruar pyetjen paradoksale: “Po sikur të ai i pazëvendësueshmi i vërtetë”?

E në fakt nuk ka shënuar ende, por ka fituar dy penallti! Vetëm pritjet e mëdha të De Gea dhe Di Gregorio ia kanë mohuar kënaqësitë e para. E ndihmon shumë skuadrën, veçanërisht sulmuesin e dytë (qoftë Pulisic, qoftë Leao).

Në gjithçka dakord. Me një kusht: duhet të vazhdojë të punojë mbi disa baza themelore, veçanërisht me kontrollin ndaj topit dhe komunikimin me shokët.

Gjëra të thjeshta, pa shumë detaje: është kura për “ngritjen e ekipit” dhe vazhdimin e rolit mbështetës që e luan kaq mirë. Megjithatë, në fund fare, edhe golat nevojiten, kështu që i duhet ta axhustojë edhe më shënjestrën dhe të rifitojë qetësinë.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente