Një fitore bindëse, një fitore në stilin e vërtetë Max Allegri. Performanca e Milanit kundër Napolit na ofron disa indikacione, jo vetëm taktike, por mbi të gjitha në mentalitet, një tipar karakterial që shërbeu aq shumë në big matchin e parë të sezonit.
Në ndeshjen kundër Napolit, Rossonerët përjetuan disa ndeshje në hapësirën e 90 minutave: nga shtytja dhe sulmet ofensive në gjysmë orën e parë të lojës, duke kaluar nëpër qetësi e deri në atë menaxhim kompakt pasi mbetën me inferioritet numerik.
E pikërisht ky është aspekti më domethënës, fytyra e re e Milanit, që nga timonieri i tij Allegri, po merr atë grintë të nevojshme për të fituar ndeshje dhe trofe.
Nga kalërimi i shpejtë i Christian Pulisic te ekzaltimi i Alexis Saelemaekers, nga tërbimi agonistik i Stranija Pavlovic te eleganca e Luka Modric, nga kompaktësia mbrojtëse gjatë minutave të sulmeve të pandërprera napoletane te ekzaltimi çlirues pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit.
Ky Milan është skuadër sepse këtë vit drejtimi është i njëjtë: fitojmë dhe vuajmë, gjithmonë të gjithë bashkë. Duke shkuar në të njëjtën anë të lumit e duke lundruar në ujëra të qeta, por në të njëjtën barkë.
Pastaj është ai top i përkëdhelur nga Max, që pothuajse shpërtheu, duke demonstruar se si këtë vit ka një ndjenjë përkatësie ndaj ndeshjes që mungonte prej goxha kohësh.
Ky Milan, kundërshtarëve nuk dëshiron t’u lërë as thërrimet. Dhe ja tek një top i humbur shndërrohet në një rast për një rikuperim kolektiv në prapavijë, Modric, që në dyzet vjet, ia merr vrapit duke u zhytur i tëri për të bllokuar kundërshtarin, detaje mbi detaje që bëjnë gjithë diferencën e botës.
Ky Milan është i uritur dhe kundër Napolit, për herë të parë, tregoi se këtë vit dëshiron të luajë një rol prej protagonisti kryesor dhe jo të një aktori dytësor.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
