Për 20 ditë fillon kampionati dhe Milani ka mbetur një kantier bosh, nën qiell të hapur. Të lësh kohën të kalojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, sikur të mos kesh nevojë, është thjesht e pabesueshme. Rezultati është se Fonseca në Amerikë po bën një punë që pjesërisht do t’i shërbejë edhe trajnerëve të tjerë (atyre të skuadrave që do t’u shiten futbollistët tonë) dhe që vetëm pjesërisht do të jetë e dobishme për skuadrën tonë. Parasezoni shërben për të përgatitur skuadrn nga pikëpamje, atletike edhe taktike. Por për trajnerin tonë, mesa duket, është e pamundur ta shfrytëzojë këtë periudhë siç duhet: ai nuk di ende se cili do të jetë mesfushori qendror, nuk ka ende në dispozicion atë që do të jetë mbrojtësi titullar (Pavloviç), si dhe kush do të jetë mbrojtësi i djathtë (Emerson Royal?), si dhe qendërsulmuesin (Morata) sepse duhet të përfundojë pushimet. Fonseca duhej ndihmuar. Garantimi i pjesës më të madhe të organikës në fillim të punës do të kishte qenë thelbësore. Por, në vend të kësaj, ai do të ketë pak, shumë pak kohë për t’u përgatitur realisht për fillimin e kampionatit.
Ashtu si në episodet e mëparshme, duhet të përjetojmë vështirësitë e zakonshme në zhvillimin dhe përfundimin e negociatave. Deri këtu, duhet thënë se e vetmja blerje vjen përmes klauzolës së pagesës dhe jo negociatave me Klubin.
Një herë për faj të një ndërmjetësi të ri që shfaqet papritur (Taremi), një tjetër për shkak të rritjes së papritur të komisioneve (Zirkzee), një herë tjetër për faj të Klubit që ngre kërkesat financiare nga njëra ditë në tjetrën (Fofana). Mund të jetë, por këto gjëra kohët e fundit po i ndodhin vetëm Milanit. Fat i keq? Jo, problemi është mungesa e një drejtori të vërtetë sportiv: të gjitha Klubet e tjera në Botë mbështeten në këtë figurë, jo për të dhuruar një pagë shtesë, por sepse është thelbësore në ndërtimin dhe menaxhimin e ekipeve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përditshmëria e marrëdhënieve, natyrshmëria në negociata, njohja e thellë e një bote të bërë nga peshkaqenë: kjo bën të gjithë diferencën e botës dhe Milanit një figurë e tillë i mungon. Doni një shembull?: Juve me Giuntolin, që shënjon, negocion, merr, pa lënë të kalojnë muaj të tërë. Khephren Thuram e bleu brenda pak javësh, ndërsa Milani është mbi Fofana prej muajsh dhe deri tani… asgjë.
Pastaj, duhet theksuar se, edhe këtë vit Klubi synon vetëm lojtarë që kushtojnë maksimum rreth njëzet milionë euro: çmimi, përafërsisht, i Reijnders, Musah, Loftus-Cheek dhe Pulisic 12 muaj më parë (Chukwueze 20 plus bonus), kaq duhet të jetë edhe për objektivat e këtij sezoni. Kështu, vështirë mund të bësh një kërcim në cilësi. E megjithatë Furlani ka folur shumë për një ‘merkato të shënjestruar, duke lënë të kuptohet se do të kishte më pak blerje, por më cilësore. Me pak fjalë, sot, dukemi keq. Dhe koha kalon…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>