Ne, jemi Milani. Një koncept i thjeshtë, por shumë i pasur. I drejtpërdrejtë. Dogma e tifozerise kuqezi. Milan do të thotë një nga klubet më të vjetra, më i suksesshmi në botë pas Real Madridit. Një klub dhe një skuadër fituese.
Ne, jemi Milani, kujtimet janë historia. E llastuar, e përkëdhelur, e lavdishëm në vitet ’60 (e më tej), më pas e ngritur në piedestal nga eposi i Berlusconit, më e lavdishmja e të gjitha kohëve, më e begata në botë. Që u mbyll me një shkëputje të ngadaltë, graduale, sepse presidenti ishte i zhytur në politikë dhe sepse dikush në “Forza Italia” (në fund të dekadës së parë të viteve 2000) po e bindte se një klub humbës ngjallte më shumë simpati në elektoratin neutral. U lëkund, por në fund u bind se ishte një marrëzi dhe kështu erdhi fushata e blerjeve faraonike 2010-2011 me kampionatin e fundit të asaj epoke triumfale.
Ishte klubi i komunikimit, i Fininvest: Berlusconi kishte televizione dhe gazeta, Galliani kuptonte rëndësinë e transmetimit. Diskutimet me tifozat dhe mediat nuk ishin të përditshme, por pothuajse. Galliani fliste për projekte, për fushatën e blerjeve, për rinovimet, për formacionet, për trajnerët, para dhe pas ndeshjeve. Ishim mësuar me këto, me këto ishim mësuar.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dimë çfarë ka ndodhur që nga 2017 e këtej. Tashmë Milani ka ndryshuar dorë, është në pronësi të huaj, ashtu si 27% e klubeve të mëdha profesioniste në Itali. Por tifozit nuk i intereson fakti që këto pronësi kanë – përgjithësisht – një menaxhim më të shëndetshëm se ato italiane, të cilat lumturiht lundrojnë midis bilancesh financiare false, garancishë false, borxhesh, shpërdorimesh, falimentimesh. Deri edhe tamponët janë falsifikuar më 2020. Tifozët duan rezultate, ashtu si edhe klubet në fund të fundit. Edhe klubet po ashtu duan rezultate, por në mënyra të ndryshme. Për financat kujdesen kontabilistët dhe llogaritarët, tifozit i intereson fusha e blertë, i interesojnë ajo që ka të bëjë komunikimin dhe peshën politike.
Fatkeqësisht, pesha politike e Milanit është një mangësi e përjetshme: nuk mjaftuan Rizzoli, Carraro, madje as Berlusconi për të mbushur (në qytet dhe jo vetëm) boshllëqet që çuan, për shembull, në emërtimin e stadiumit San Siro me emrin e një kampioni të Interit (348 ndeshje dhe 240 gola) i cili më pas u transferua te Milani ku luajti vetëm 37 ndeshje duke shënuar 9 gola… Që çuan, për shembull, në emërtimin e sheshit përballë stadiumit San Siro “Giuseppe Meazza” me emrin e Angelo Morattit, ndërsa Milani, themeluesit të Herbert Kilpin, i dedikoi rrethrrotullimin!!! (po, po rrethrrotullimi) përballë Casa Milan, në një vend ku nuk mund të ndalesh as për të parkuar. Mund të vazhdoja kështu gjatë, duke përfunduar me Ceferin dhe Gravinën, dhe presidentin e Senatit aktual italian që ngrysen e gdhihen nëpër në festat Nerazzurre… Nuk është vetëm histori e sotme, pra, siç na mësojnë edhe ngjarjet e 2006-ës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sot, Milani qortohet se pas Skudetos 2022, nuk u pasua as me ndonjë afrim më të vogël për ndonjë trofe (me vetëm një gjysmëfinale të Champions League dhe një vend të dytë të rrëmbyer nga shumë zhgënjime), sot Milani qortohet për një sërë mangësish që kanë të bëjnë: 1 ) me përfaqësimin (dhe përfaqësueshmërinë) në dhomat e kontrollit; 2) për një komunikim të thatë dhe prerës mbi tema që kanë të bëjnë me filozofinë, strategjinë dhe zgjedhjet; 3) për rolin e Ibrahimoviçit; 4) për maturi të tepruar në merkato. Këto janë vetëm pikat kryesore, pasi për tema të tjera si pesha politike, Maldini, historia që nuk “peshohet”, rrjetet sociale dhe mediat, ka plot. Janë fakte, jo opinione. Nuk ka asnjë tifoz që nuk mund të jetë i përfshirë.
Pyes veten – siç të gjithë bëjnë – për këto çështje, për rrënjët e pakënaqësisë së përhapur mes tifozëve. Curva Sud ka zgjedhur rrugën e heshtjes, në pritje të veprave dhe jo fjalëve. Kështu do bëja edhe unë, po të mos isha edhe gazetar e opinionist. Ndaj e kuptoj që mungesat në stadium janë më shumë se një sensacion. Vërej se në realitet nuk është me RedBird, por me Elliott që filloi epoka e heshtjes: menaxherët anglezë dhe amerikanë të Fondeve preferojnë të punojnë nën rrogoz. Marotta flet (shumë) midis kinezëve të avulluar dhe amerikanëve të sapoardhur dhe Commisso është i përfshirë personalisht. Por edhe në Romë, Como, Parma, Bolonja, Venecia, Ferrara flasin shumë pak. Por ka diferencë të madhe mes Milanit dhe të tjerëve, sigurisht, por sidoqoftë pronarët janë të huaj dhe edhe ata kanë po atë mënyrë të të bërit të gjërat, ose nuk e kanë. Sidoqoftë, mesazhi në Casa Milan ka mbërritur dhe vazhdon të vijë. Nuk e di se si dhe kur do të ndryshojë kursi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për rolin e Ibrës jam shprehur tashmë: ai është një “konsulent”, pyetet, që do të thotë i merret mendim për çdo gjë (sa për definicion). Nga Gerry Cardinale, për Milanin dhe për RedBird. Çfarë vendosn, çfarë këshillon, çfarë tregon, nuk e di. Një rol që nuk e kënaq? Varet. Nuk e di nëse i është kërkuar të bëjë fillimisht një praktikë për t’u bërë më pas drejtor, CEO, President…, apo të mbetet përjetë“konsulent”. A do të prisja ndonjë deklaratë të tij? Po. Nuk e di nëse po pret momentin kur do të ketë diçka për të thënë, ndoshta prezantimin e trajnerit apo ndonjë rast tjetër.
Në merkato, sinqerisht, nuk shoh të kursehen – për paratë e shpenzuara dhe për lojtarët e blerë. Diferenca është se Milani paguan cash, të gjitha menjëherë, pa këste dhe pa borxhe. Mbetem i bindur se kushdo që blen dhe menaxhon Milanin e di shumë mirë se rezultatet janë thelbësore, jo vetëm për dashurinë e njerëzve, por edhe për bilancet dhe financat. Dhe nuk po flas për vend të katërt, natyrisht.
Prisja një profil tjetër trajneri? Shpresoja për Conten, po them të vërtetën. Thiago Motta më dukej edhe ai një perspektivë e mirë, edhe pse me një profil dhe projekt krejtësisht të ndryshëm nga Antonio. De Zerbi? Një sugjestion intrigues, një milanist i vërtetë. Po Fonseca? Për një fat të çuditshëm, do të ishte një nga trajnerët më të suksesshëm të punësuar nga Milani pas Liedholmit: në fakt, Sacchi, Capello, Zaccheroni, Ancelotti, Allegri nuk kishin fituar, për të mos përmendur atë që ka ndodhur që nga viti 2014 dhe me vetë Piolin. Por tifozit nuk i mjafton: 2 sezonet në Romë peshojnë më shumë se puna e mirë e bërë në Portugali, Ukrainë dhe Francë me një klub të vogël. Është ky profili i duhur? Për çfarë objektivi, me çfarë filozofie? Do të sqarohet gjithçka ditën e prezantimit të tij dhe sidoqoftë po atë ditë do të duhet të presim për të zbuluar se cila skuadër do t’i vihet në dispozicion. Pres, si të gjithë, në kërkim të ekuilibrit, duke mbledhur mendime dhe opinione. Duke i pranuar apo diskutuar i tyre me respekt, edukatë, ashtu siç do të doja të ndodhte me të miat.
Ndërkohë, reflektoj. Ky është një vend i çuditshëm: heq kryqëzat nga klasat dhe Danten nga lëndët shkollore për të mos ofenduar ndjeshmërinë e të ftuarve të huaj, por më pas pretendon që fondet, ato Fonde të ftohta të investimeve të huaja të menaxhojnë futbollin duke respektuar historinë dhe traditat në detaj. Do të pajtohesha edhe me këtë të dytën, sigurisht, por kultura dhe arti mendoja se do të ishin të parat ose të paktën njëkohësisht. E pata gabim. Duhet ta mbaj parasysh edhe këtë.