Thotë Mike Maignan, kapiten prej disa javësh: “Është e vështirë të gjej fjalë për të shpjeguar atë që ndodhi”. Por, përtej kësaj, nevojitet jo vetëm të gjejmë fjalët – është gati një gjysmë revolucion i gradave në merkato – por edhe të marrim përsipër dëmet e shkaktuara nga nata e Zagrebit, që do të mbetet një njollë gjatë gjithë sezonit të këtij Milani, i cili, tre hapa larg lavdisë, rigjendet veten brenda labirintit të gabimeve dhe të ardhmes së tij shumë të ndërlikuar.
Kualifikimi i munguar direkt për në fazën e të Tetave të Finales, pas 5 fitoreve rradhazi, 15 milionëve të humbur rrugës, muaji i shkurtit në të cilin do të luhet çdo 3 ditë (është vendosur për në 26 shkurt ndeshja e rikuperimit me Bolonjën), prishja e imazhit të klubit me 7 Champions League të fituara. “Nëse fiton 2 nga 30 duele, do të thotë se mungon themeli”, shpjegon Conceiçao, për herë të parë duke kuptuar se kishte përfunduar në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. E vërteta është se nëse gabimet shtohen njëri pas tjetrit, atëherë, siç sugjeron Arrigo Sacchi, “t’i korrigjosh nuk është e lehtë”.
Përkundrazi, bëhet e pamundur. Dhe jo sepse nuk ka konflikte të tjera brenda dhomës së zhveshjes. Jo: ka kaluar përmes njerëzve të gabuar, brishtësisë emocionale (rasti Musah), mungesës së identitetit, dëshira për të ndryshuar e disave (Calabria në Bolonjë, Morata në Turqi, Okafor ndoshta në Premier League). Nëse në një mbrëmje kaq fatkeqe shpëtohen dy lojtarë (Pulisic dhe Pavlovic), njëri i sapoardhur, tjetri në Milanello prej një viti, kjo diçka do të thotë në ndërtimin e grupit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ku i dihet nëse Leao ka lexuar nëpër fjalitë e Fabio Cannavaros: “Rafës vura pas një 34 vjeçar!”. Kjo është çështja: ky nuk është një skuadër, në mendje, në përgatitje dhe në përgjigje. Dhe nga e mërkura mbrëma e tutje, çdo korrigjim i mundshëm në skuadër mund të prodhojë shunë arna, sepse nuk ka kohë për të punuar e as për të rikuperuar energji (Gabbia është dëmtuar sërish).
Nga merkato po vjen një ndryshim (nga shitja e Daniel Maldinit, te huazimi i Camardës, te Monza): Walker do të luajë në derbi, për Gimenez janë në zhvillim e sipër sqarimet mbi dëmtimin e pësuar, do të nevojitej edhe mesfushori përveç Joao Felix në vend të Okafor. Nxitimi për të strukturuar sa më mirë zonën teknike (kandidat Francois Modesto, ish-Monza) duket si një përpjekje për t’i shtuar një tjetër problem një klub të përfunduar në mes të një stuhie.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>