Merkato verore po i afrohet konkluzionit, por për disa lojtarë negociatat janë ende të hapura. Është kjo edhe situata e dy futbollistëve, që aktualisht janë të lidhur me kontrata më afatgjata me klubin Rossoner. Mirëpo e ardhmja e tyre duket se do të zhvillohet larg Milanellos. Lëvizjet e fundit të klubit dhe interesi nga klubet të tjera po formësojnë një skenar të ri për dy lojtarët kuqezinj. Saudi Pro League ka shprehur interes, duke shkaktuar goxha zhurmë në lidhje me një transferim të mundshëm të afërt.
Interesi i Saudi Pro League
Sipas zbulimeve të kolegur Gianluca di Marzio, nga klube të Saudi Pro League ka pasur disa sondazhe në lidhje me Ismael Bennacer dhe Yacine Adli, shenjë e një interesi konkret për të dy lojtarët e Milanit. Të dy lojtarët janë aktualisht në rrugën drejt largimit nga klubi Rossoner, i cili tashmë ka hartuar një plan të ri për të ardhmen e ekipit. Ardhja e Samuele Riccit, i cili ka zgjedhur numrin e fanellës së Bennacer, nxjerr në pah një ndryshim kursi të klubit. Vendimi për të mos i integruar, as Adli, e as Bennacer, në projektin e të ardhmes së Milanit është i qartë, veçanërisht pas eksperiencave në huazim të të dy lojtarëve sezonin e kaluar.
Projekti i ri Milan dhe perspektivat e lojtarëve
Yacine Adli, pas një sezoni i huazuar te Fiorentina, tani është i detyruar të stërvitet me Milan Futuro, një sinjal i qartë i fundit të aventurës së tij te Rossonerët. Bennacer, edhe pse nuk i është nënshtruar një trajtimi drastik si kolegu francez, është qartësisht jashtë projekti. Dhënia e numrit 4 Samuele Riccit, numër që më parshë ka qenë i Bennacer, konfirmon drejtimin e Milanit. Për të dy lojtarët, opsionet duken të kufizuara në një transferim të mundshëm, dhe interesi nga Liga Profesionale Saudite mund të jetë një nga destinacionet më të mundshme. Situata mbetet në zhvillim e sipër, me zhvillime të mundshme në javët e ardhshme.