Sa më shumë kalojnë muajt, aq më shumë Zotëria KOHË merr përsipër t’i demaskojë një në seri të gjitha paragjykimet dhe klishetë që janë përsëritur dhe përsëriten pafundësisht rreth Milanit.
Dhe më e bukura është, të gjitha pa asnjë ndikim të ndjeshëm në apo pa vënë në aspak diskutimin operativitetin sportiv dhe strategjitë e klubit Rossoner.
“PAGA” e trajnerit të Milanit
Klisheja e parë: “Milani amerikan nuk do që të shpenzojë për një trajner të nivelit të lartë dhe nuk do t’ia japë kurrë një tekniku një pagë prej më shumë se 3-3.5 milionë eurosh”. Është shumë e lehtë të tregohet se si ardhja e vetë Massimiliano Allegrit i hedh poshtë menjëherë këto mendime.
Mirëpo tema, megjithatë, është më e gjerë. Mund të gabosh në zgjedhjen e trajnerit – siç i ka ndodhur edhe të madhit Silvio Berluskoni – por nuk ka pse mbetesh rob i pagës së tij. Për fat të mirë, kjo te Milani nuk ka ndodhur.
“Prerja” famëkeqe 20 milionëshe…
Klisheja e dytë. “Milani amerikan ble vetëm lojtarë me një prerje fikse, që do të thotë, maksimumi prej 20 milionë eurosh”. Edhe në këtë rast, nëse e kufizojmë analizën tonë në 7-8 muajt e fundit, mund të vërehet se klubi Rossoner ka shpenzuar pothuajse 70 milionë euro për dy lojtarë.
Më saktësisht, 32 milionë euro për Gimenez dhe 34 milionë euro për Jasharin. Ekuacioni kosto-kthim padyshim nuk është automatik, por faktet tregojnë se Milanit, kur i jepet mundësia, absolutisht nuk heq dorë nga përfundimi i operacioni financiarisht të rëndësishëm.
Përmirësimi i pjesës sportive të klubit
Klisheja e tretë dhe e fundit. “Milani amerikan nuk është i interesuar për rezultatet sportive sepse interesohet vetëm për rezultatet financiare”. Më shumë sesa një paragjykim, kjo mund të konsiderohet një absurditet i plotë. Në çdo klub, kudo në botë, rezultatet sportive janë përbërësi kryesor i rezultateve financiare.
Pa rezultate sportive, është e pamundur të mendohet për përmirësimin e të ardhurave operative të klubit. Për më tepër, Milani, gjatë muajve të fundit e ka demonstruar qartë e konkretisht dëshirën për të përmirësuar zonën e tij teknike, duke marrë një Drejtor Sportiv me eksperiencë dhe i gjithanshëm si Igli Tare dhe duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me Adriano Gallianin – zotëri që nuk ka nevojë për prezantim – për ta bërë edhe më efikas menaxhimin sportiv.
Kritikat janë të nevojshme, patjetër, veçanërisht pas sezoneve të dobëta. Megjithatë, kujdes mos të ngatërrohet kritika me bindjet dhe paragjykimet e njëanshme.