Tani që Milani është rikthyer në Milan – më në fund i njohur edhe nga ata, si unë, që e kanë njohur dhe përjetuar që nga fundvitet e largëta ’70 dhe e kanë parë të bëhet qendra botës – dhe ndërtimi i stadiumit të ri e ka lënë sallën e politikës për të nisur rrugën akoma të ndërlikuar të takimeve burokratike, është koha të përballen me disa çështje që janë në gojën e të gjithëve.
E para: Silvio Berlusconi ishte ndër milanezët e dashuruar me San Siron, stadiumin që i dhuroi triumfe për 31 vite të gjata si president i Milanit, por ai është – dhe theksoj “është”, folja e konjuguar në kohën e tashme – edhe njeriu që i parapriu ndryshimeve të mëdha të kohës së tij, duke filluar nga ndërtimi e duke kaluar në televizion, në futboll e së fundmi në politikë.
Për këtë arsye, me siguri do t’i kishte vlerësuar veprimet e krijesës së tij, Forza Italia, që në fakt mundësoi miratimin e rezolutës dhe i lejoi Milanit të ngushtonte ndjeshëm hendekun me kryeqytetet e tjera evropiane.
Çështja e dytë është një zgjatim natyror i së parës: gara tashmë ka filluar për të zgjedhur emrin e stadiumit të ri, i cili duhet të jetë, sipas projektuesve, një nga më të bukurit në qarkullim.
Këtu, në më lejohet, do ta kisha diçka për të thënë. Stadiumi, që do të jetë shtëpia moderne e Milanit dhe Interit, mund të krijojë një atmosferë të ndryshme në varësi të klubit që e përdor, përfshirë edhe ngjyrat sociale të klubit përkatës. Atëherë pse të mos ketë emrat e dy figurave, një për Milanin dhe një për Interin?
Sa i përket Milanit, është e padiskutueshme, sipas meje: Silvio Berlusconi. Interi, duke qenë se duhet të rrëfejë lavdinë e atij klubi, mund të sillet vetëm rreth familjes Moratti. Shpresoj të hap një debat serioz dhe civil mbi këtë çështje.
E ardhmja e Milanit
Në deklaratat e Paolo Scaronit pas votimit për stadiumin dolën një sërë angazhimesh, të shprehura në emër të pronarit Gerry Cardinale, të cilat ia vlen të kujtohen këtu.
Ajo më e qarta nga të gjitha ka të bëjë me strukturën aksionare të klubit Rossoner. “Nuk janë parashikuar ndryshime në pronësi brenda një kohe të shkurtër dhe as afatmesme”, deklaroi Scaroni për këtë çështje.
E vërtetë: jemi mësuar të marrim impenjime solemne që shkelen rregullisht, ndaj nuk duhet të mendojmë se kjo deklaratë të mbetet e skalitur në gur. Por mbi të gjitha, nuk do të mundë t’i japë fund festivalit të zërave dhe pritshmërive që shkojnë e vijnë gjatë bukurisë së tri viteve të fundit, tashmë.
Edhe këtu, bëj një parashikim: vendor loan me Elliott është shtyrë për më 2028; përpara asaj date e deri më 2030 – kur ideja për stadiumin e ri bëhet konkrete – nuk do të ketë ndonjë trazirë koorporative.
Një paralajmërim për Max Allegrin
Trajneri livornez nuk është tipi që gënjen veten pas vetëm pesë ndeshjeve kampionati dhe dy ndeshjeve të Kupës së Italisë. I eci mirë kundër Napolit, duke luajtur 10 kundër 11 për gati 40 minuta dhe në finale, duke u nervozuar si kurrë më parë, e bëri të qartë se spektakli nuk i pëlqeu.
Për këtë gjë lavdet e disa ish-kritikëve të tij të egër duhet t’i përdorë me mençuri. Kam përshtypjen se edhe vetë e ka kuptuar cili është kurthi vdekjeprurës që disa tifozë të maskuar i kanë ngritur javët e fundit, duke vënë bast që Scudetton e fiton Milani pa asnjë fije dyshimi kritik, me qëllimin e pathënë që më në fund të thotë, “E patë, sa herë jua kishim thënë????”
Mjaftoi një skualifikim – dukuri e zakonshme në futboll – për të ndezur një debat mbi zëvendësin e Estupinan, me një sërë kandidatësh. Kjo do të thotë që skuadra nuk është aq super-konkurruese, gjë për të cilën këmbëngul prej javësh të tëra.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
