Juventus-Milan e 18 janarit 2025 ka qenë e vendosur që më 31 gusht të 2024-ës. Po pra, po! Personalisht, nuk mendoj se kam luajtur mendsh: i konfirmoj e i konfirmoj datat e cituara. Ndeshjen e djeshme Milani e humbi që kur klubi, më 31 gusht, vendosi të lintë në organikë vetëm Youssouf Fofana dhe Tijjani Reijnders si mesfushorë qendrorë. Dhe po e rihumb sërish kur, duke shpresuar për rikuperimin e Bennacer – që, nëse do të ndodhë ndonjëherë, do të marrë shumë kohë – edhe sot, më 19 janari 2025 nuk ka blerë ende një mesfushor tjetër. Dhe nuk shihet as edhe një negociatë në horizont.
Shumë ndeshje, lojtarë pak
Paraqitja e kuqezinjve në stadium ishte e jo e këndshme nga pikëpamja teknike, por një cilësi e tillë nuk mund t’i korrespondojë vetëm një dite të keqe apo një taktike të gabuar. Shumë lojtarë janë me gjuhë jashtë, në limit të forcave të tyre. Dhe nuk ka kohë për t’u rikuperuar. U luajt të shtunën, u luajt të martën, u luajt dje, do të luhet të mërkurën, do të luhet të dielën, do të luhet të mërkurën, do të luhet të dielën, do të luhet të mërkurën dhe pastaj përsëri të dielën. Një tour de force i vërtetë. Por si do të përballemi në këto kushte fizike? Klubi duhet të ndihmojë Conceicao në merkato. Klubi ta ndihmojë Milanin me merkato.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Fjalët e Ibrahimovic
Në para-ndeshje, Ibrahimovic ka deklaruar kështu për merkaton: “Me trajnerin flitet çdo ditë pak a shumë. Për të patur dialogu mbi çfarë i pëlqen dhe cila është strategjia jonë, duhet folur çdo ditë. E dimë se çfarë duhet dhe po punohet, sepse skuadra është e fortë. Ku nevojitet diçka? Është merkato. Sa më shumë flas aq më shumë kushton. Sa më pak flas aq më pak kushton”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Mirë pra, bëj diçka atëherë. Pavarësisht kostove. Sepse këtu rrezikohet seriozisht.