MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Kërkon të largohet nga Real Madridi, është futbollist i klasit të lartë: kësaj here Milani nuk mund ta lerë pas dore
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Kërkon të largohet nga Real Madridi, është futbollist i klasit të lartë: kësaj here Milani nuk mund ta lerë pas dore

By
Milanistat
03.07.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Edhe pse bilanci i Milanit është i shëndetshëm dhe ka vend për të bërë disa investime, klubi po shikon edhe për mundësi low cost. Ka lojtarë që mund të vijnë në formë huazimi, të tjerë vlera e të cilëve është ulur, ashtu siç çdo vit ndodh, ka edhe futbollistë interesantë që janë të lirë nga kontratat me të tjerë klube.

E përsa i përket “parametrave zero”, ditët e fundit është përfolur mjaft për Adrien Rabiot. Futbollisti i kombëtares franceze nuk e ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe momentalisht është i lirë të firmosë për cilëndo skuadër që të dëshirojë. Geoffrey Moncada ka kërkuar informacion, por mes komisioneve për mamin-agjente Veronique dhe pagës kostot duket se janë shumë të larta.

Juve shpreson ende të gjejë një akord si dhe nuk mungojnë kërkesat nga Premier League dhe La Liga. Është e vështirë të imagjinohet ish PSG-ja në Milanello. Do të ishte vërtet befasuese nëse do të zbarkonte përfundimisht në oborrin e Paulo Fonsekës.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, afera në Spanjë: rikthehet dashuria

Por, me një tjetër mesfushor, me karakteristika të ndryshme do ta kishte më të lehtë për të nënshkruar. Bëhet fjalë për Dani Ceballos. Nuk mund të regjistrohet me parametër zero, duke qenë se ka një kontratë deri në qershor 2027, por çmimi i tij nuk është veçanërisht i lartë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Spanjolli do mbushë 28 vjeç në gusht dhe dëshiron të largohet nga Real Madrid, ku Carlo Ancelotti ka shumë zgjedhje dhe nuk mund t’i japë garanci për minutazh. Sezonin e fundit koleksionoi vetëm 27 paraqitje, me 1 gol dhe 2 asiste. Vetëm 864 minuta në fushë, janë shumë pak për një lojtar që dëshiron të jetë protagonist dhe jo rezervë. Edhe pse është shumë i lidhur me Blancos, po mendon se është koha e duhur që të ndryshojë ajër dhe të provojë të jetë në qendër të një projekti tjetër teknik të madh.

Ceballos e ka informuar Real Madridin për synimet e tij dhe tani gjithçka do të varet nga ofertat që do të vijnë. Klubi madrilen kërkon 15-20 milionë euro për ta lënë lojtarin të largohet. Marrëdhëniet e mira me Milanin mund ta favorizojnë operacionin.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Problem mund të jetë paga, duke qenë se sot ish Betisi përfiton rreth 5 milionë neto në vit. Për të lehtësuar transferimin e tij, duhet që ai domosdoshmërisht të ulë kërkesën e tij ekonomike. Që mund të “zgjidhet” me 3.5-4 milionë në sezon. Javët e fundit emri i tij është afruar edhe me Atletico Madridin, pa harruar se edhe vetë Betis ka vite që dëshiron ta rikthejë në Sevilje. Në këtë moment, Milani ende nuk e ka eksploruar pistën Ceballos, por mund të jetë një mundësi për të vlerësuar. Andaluziani mund të luajë edhe si mesfushor edhe si mesfushor sulmues, është një lojtar cilësor dhe me përvojë. Që mund të jetë shumë i dobishëm për kauzën milaniste.

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?