Po përpiqet përsëri. Siç raportohet nga kolegët e të përditshmes më të madhe italiane La Repubblica, financuesi i njohur Pablo Dana do të ishte i gatshëm të blinte aksione të Milanit, bashkë me një grup investitorësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Evropa.
Ndoshta mund të jetë vërtetë ai partneri i ri i Gerry Cardinale, i cili kurrë nuk e ka fshehur se është gati të shesë aksione për ta bërë Milanin gjithnjë e më të fortë. Nga ana tjetër, nuk kanë të numëruar udhëtimet në Lindjen e Mesme nga numër një i RedBird si dhe nga Giorgio Furlani.
Por Pablo Dana sigurisht nuk është një emër i ri në kronikat sportive. Financieri i njohur, që jeton në Dubai – tifozët e Milanit e kujtojnë mirë – u përpoq të bashkohej me klubin, së bashku me me inxhinierin tajlandez Bee Taecaubol. Ideja ishte blerja e 48% të aksioneve nga Silvio Berlusconi. Një ide që më vonë dështoi. Kanë kaluar nëntë vite dhe Dana nuk ka pushuar kurrë së menduari për Milanin.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kush është Pablo Dana
Dana, disa vite më parë, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, tregonte se kishte punuar në fillim të viteve ’90 për Fininvest, në Publitalia, përkrah Urbano Cairo-s.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dana, siç lehtësisht mund të imagjinohet, është një i apasionuar i sportit dhe siç mund të lexohet në Calcio e Finanza, është tifoz i Milanit, por në botën e tij ka mbi të gjitha pasionin për makinat sportive dhe është mik i Michael Schumacher.
Italiani ka drejtuar një bankë ndërkombëtare, përpara se t’i përkushtohej sektorit të “privat equity”. Dana është në fakt një ndërmjetëse, një bankier privat që bashkon grupe sipërmarrësish të cilët duan të mbyllin transaksione financiare në shkallë të gjerë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për Pablo Danën – siç shkruante Calcio e Finanza më 2015 – dihet edhe se është djali i Victor Carlos, presidenti i Rotary Club Ferrara. I cili, për hir të së vërtetës, nuk ka zbuluar shumë detaje për aktivitetet e Pablos: “Di që ai ka një aktivitet të furishëm – ka thënë Victor Carlos -, shumë punë dhe shumë pasione edhe në botën e eventeve sportive, por nuk jam i sigurt apo në dijeni të agjendës së tij. Dhe sigurisht, edhe sikur të dija diçka, nuk do të bëja zhbalancohesha në mënyrë që të shmang edhe shqetësimin më të vogël. Për momentin di vetëm që djali im po shijon 31 gradët e plazhit në Dubai…”.