Kërkon Hojlund, Milani tani e ka seriozisht: emisarët Rossonerë në Manchester. Shifrat që po luhen

Milani ka vendosur ta çojë deri në fund lojën për Rasmus Hojlund të Manchester United, në përpjekje për të përforcuar sulmin e tij. Ja lajmi i fundit

Milanistat
1 Min Read

Milani ka zyrtarizuar Ardon Jasharin për mesfushën dhe është afër blerjes së Zachary Athekame për mbrojtës të djathtë. Tani, synimi i klubit është të sigurojë një përforcim për sulmin.

Ndryshim objektivi

Prej javësh i preferuari i Djallit ka qenë Dusan Vlahovic, por tani klubi milanist duket se ka vendosur të përqendrohet mbi Rasmus Hojlund.

Në pritje të lajmit

Milani ka dërguar emisarë në Manchester për të kuptuar se si ta sigurojë lojtarin e Man United. Përshtypja është se mund të ketë zhvillimet që të shtunën dhe të dielën, kur Rossonerët do të luajnë kundër Leeds dhe Chelsea.

Shifrat

Për të favorizuar operacionin është ardhja e afërt e Seskos në klubin anglez. Ndër të tjera, Hojlund përfiton 3 milionë euro në sezon, dukshëm shumë më pak se sa fiton Vlahovic te Juventusi dhe do të kërkonte nga Milani. Djalli do të donte ta merrte danezin në huazim me të drejtën e blerjejes, me një shifër që mund të shkonte te 30-35 milionë euro.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article