MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Katër vjet Pioli, nga Normal One në “revolucionarist”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Katër vjet Pioli, nga Normal One në “revolucionarist”

By
Milanistat
09.10.2023
3 Min Read
Share
SHARE

Sot Stefano Pioli mbush plot katër vite në pankinën e Milanit. Katër vite në të cilat ka ndodhur gjithçka, në të mirë e në të keq, por që në veçanti e kanë kthyer skuadrën kuqezi në nivelet që meritonte dhe që historia ia imponon. Sot Pioli, i ardhur thuajse si hije, është ndër teknikët që eksperimenton më shumë.

Normal One

Ardhja e Piolit në atë të ftohtë – më shumë për moralin e atij Milani sesa për klimën – më 9 tetor 2019 nuk u prit me ndonjë entuziazëm të madh nga bota kuqezi, që, pas dështimit të Giampaolos, priste një trajner që të mund ta rikthente më në fund Milanin në vendin e tij. Aso kohe, siç na kujtohet të gjithëve, trajneri përkufizohej si një normalizues, si një që dinte të drejtonte një organikë me një dozë të mirë talenti. Megjithatë, që nga periudha pas lockdown e këtej, Milani është rritur e rritur dhe bashkë me të edhe trajneri i tij: me humbje, (humbja 5-0 kundër Bergamos, derbet e humbur kundër Contes) por edhe me suksese të mëdha (4-2 kundër Juves). E kështu Pioli u bë njeriu i fatit në casa Milan, njeriu i rikthimit në Europën që ka rëndësi. Sezonin e mepasshëm, njeriu i skudetos së nëntëmbëdhjetë. Sezonin e kaluar, njeriu që u rikthye në gjysmëfinale të Champions. Një rrugëtim jo pa rrëzime të forta, por gjithmonë me një rrugë ringjallëse dhe ringritëse.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Revolucionaristi

Gjatë këtyre katër viteve kemi parë pra revolucionarin Pioli ose siç e quajnë sot Piolin transformator. Trajneri i kuqezinjve di të përshtatet me situatat taktike dhe psikologjike që i krijohen organikës së drejtuar prej tij. Jo pa vështirësi: vitin e kaluar u desh i gjithë janari përpara se të kalonte në 3-5-2 të zgjedhur për t’i rikthyer sigurinë mbrojtjes së ekipit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Por këtë vit ‘revolucionaristi’ Pioli duket se ka arritur kulmin. Me një skuadër mbi të cilën ka pasur një ndikim të madh përsa i përket zgjedhjeve, si dhe me më shumë zgjidhje, trajneri nuk qëndron i mbyllur vetëm në modulin 4-3-3 që sigurisht është rreshtimi i tij i preferuar. Kundër Veronës ai realizoi një 3-4-3 të paprecedentë duke përdorur Musah si mbrojtës krahu, në mungesë të tre prej katër mbrojtësve anësorë në skuadër. Në pjesën e dytë në Dortmund iu rikthye 4-2-3-1 për fundin e ndeshjes e nëse nuk do të kishte qenë mungesa e saktësisë së sulmuesve, kuqezinjtë tani do të kishin katër pikë. Edhe në Genoa të shtunën, në përpjekje për të rrëzuar murin e Grifones, Pioli e ridizenjoi ekipin me dy sulmues të afërt me njëri-tjetrin dhe me formacionin 4-2-4. Me pak fjalë, një Pioli që ndryshon, eksperimenton dhe guxon gjithmonë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?