Kaos Boniface! Gjithçka rrezikon të dështojë: “Dyshime mbi gjendjen fizike të bomberit”

Milanistat
3 Min Read

Zhvillime të rëndësishme priten edhe gjatë mbrëmjes, në lidhje me të ardhmen e bomberit Victor Boniface. Sulmuesi, dje, iu nënshtrua një sërë kontrollesh mjekësore, kontrolle që nuk mjaftuan për të marrë rrugën e lirë për firmën mbi kontratë.

Ndaj sot do të vazhdojnë – siç është planifikuar nga Milani – me vizita të tjera, që do të bëjnë qartësi mbi shëndetin e lojtarit. Kështu, tifozët Djallit janë në pritje të përditësimeve të mëtejshme për të kuptuar nëse Igli Tare dhe Giorgio Furlani do të thirren për të ndryshuar objektiv.

Gjatë ditës së djeshme, Boniface zbarkoi në Milano më 14:45 në aeroportin Linate Prime, përpara se të nisej për në klinikën La Madonnina. Rreth një orë e gjysmë më pas, ai iu nënshtrua kontrolleve të mëtejshme për të marrë lejen speciale të gjendjes fizike që të lozë dhe së fundmi, vizitat përfundimtare në Galeazzi të cilat kanë mbi 1 orë që kanë përfunduar.

Priten zhvillime të mëtejshme. Nëse gjithçka shkon mirë, lojtari do të mund të firmosë dhe të udhëtojë për në San Siro për ndeshjen e parë të skiadrës të Massimiliano Allegrit; përndryshe, do të nisë kërkimi për një sulmues të ri.

Milan, dyshime mbi Boniface: situata aktuale

Ka qenë gazetari dhe eksperti i merkatos Matteo Moretto i cili është përpjekur të sqarojë situatën: “Boniface i është nënshtruar kontrolleve të para mjekësore, atyre sportive dhe ortopedike. Milan dëshiron të thellohet akoma; kjo pjesë e parë e vizitave nuk ka dhënë garancitë që priste AC Milan. Të shohim nëse sot ka ndonjë zhvillim pozitiv”.

“Milani nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë apo jo me Boniface. Ka dyshime mbi gjendjen e tij fizike. Milani dëshiron të shohë qartë; sot Boniface do t’i nënshtrohet vizitave të mëtejshme(vizitat kanë mbaruar rreth orës 14.15), madje edhe më të hollësishme para se të vendosin nëse do ta bëjnë apo jo. Sot është një ditë kyçe.”

Pra, ka mundësi që Milani të vendosë ta braktisë pistën Boniface dhe të përqendrohet mbi një tjetër sulmues: “Milan ka zhvilluar kontakte të reja për Harder edhe në orët e fundit. Milan është ende në garë. Konkurrenca është e fortë, me dy klube të tjera, jo vetëm Rennes. Harder po përpiqet të përcaktojë nëse ka mundësi për të pritur Milanin dhe për të shkuar te Milani”.

Ndërkohë, vështirë që të rihapet pista Hojlund, pasi duket se është i është premtuar Napolit. Mirëpo, është ende gjallë ideja Dusan Vlahovic, që në orët e fundit të merkatos mund ta pranojë ofertën e kuqezinjve.

Share This Article
Pa Komente