MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Kanë gabuar të gjithë, nga klubi, te trajneri dhe lojtarët. Gabim të kapemi vetëm me Theon
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Kanë gabuar të gjithë, nga klubi, te trajneri dhe lojtarët. Gabim të kapemi vetëm me Theon

By
Milanistat
20.02.2025
4 Min Read
Share
SHARE

Është pikërisht në këto orë që maten aftësitë e klubit, trajnerit dhe lojtarëve. Janë orët më të komplikuara të përjetuara në kulmin e rezultatit katastrofik arritur të martën mbrëma, pas dështimit – dhe duhej kuptuar menjëherë se ishin kushtet për të humbur mundësinë e tretë dhe të fundit – dy takimet e para mes Zagrebit dhe Roterdamit. Një klub i drejtuar me dorë të sigurt nga një grup ekspertësh eventesh futbollistikë nuk ndërmerr vendime të nxituara sot apo nesër, por merr përgjegjësi kolektive dhe analizon detajet. Ibra vazhdon të përsërisë: “Nuk kishte pjekuri”. Është e vërtetë!

Por ishte evidente që në kohët e fundit të Piolit dhe ditët e para të këtij sezoni kur Fonseca u prit nga mediat dhe tifozët, me një skepticizëm të përhapur që përfundoi përtej kangjellave të Milanellos. Pasraj ndarja e bujshme me Theon dhe Leaon në Olimpico dhe ngjarjet pasuese. Një grup ekspertësh menaxhimi futbollistik nuk mund t’i injorojë kontradiktat për sa i përket gjykimeve teknike duke filluar me Emerson Royal në verë e më pas duke e zëvendësuar me Walker, më me përvojë dhe më të besueshëm, si dhe duke kaluar nga Tomori dhe Pavlovic drejt rikuperimit në kohë të dy të dashur me ngulm nga Conceiçao në skuadër ose nga kuptimi (më në fund) se qendërsulmuesi ideal nuk mund të ishte Morata por Gimenes, i blerë në fund të janarit. I vetmi që e ruajti barakën e mbrojtjes është Pavolovic.

Dhe këto janë vetëm disa nga idetë që duhen rivlerësuar. Mbrëmja e trishtë e San Siros i ka dorëzuar kronikave të pandehurin numër një, pikërisht Theo Hernandez. U gjuajt me gurë nga tifozët në rrjetet sociale, nga kritikët dhe nga të specialistët. Që jo se nuk kanë të drejtë, të jemi të qartë. Ishte e pashmangshme. Por shtroj pyetjen: çfarë është bërë për të kuruar të keqen e errët që ka prekur Theo që në fillim të sezonit, me një paraqitje nën lartësinë e tij dhe me shfaqje që dëshmonin për faktin se ishte shkëputur nga klubi, nga trajneri, nga shokët dhe futbolli? Paradoksalisht, pikërisht në mbrëmjen kur performanca e tij kishte bërë pak përparime, bëri marrëzinë e rradhës që kushtoi diçka si rreth 11 milionë euro!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Nuk mund as ta mendojmë se në këtë rast Sergio Conceiçao të jetë krejtësisht i lirë nga kritikat, pavarësisht pasigurisë së pozicionit të tij dhe kohës së kufizuar që ka pasur në dispozicion. Pas përjashtimit ai riorganizoi formacionin kundër Feyenoord, fillimisht me një palëvizshmëri shqetësuese, e më pas duke larguar nga fusha Gimenez me shpjegimin se duhej menaxhuar dëmtimi i tij. Por atëherë mund ta kishte futur në fushë menjëherë Abraham dhe të tërhiqte në pankinë Joao Felix! Jooo, në vend të kësaj, la në fushë Joao Felix, i cili që në pjesë të parë pati treguar shenja të mungesës së konkreticitetit gjatë pjesës së parë.

Tani është koha ku nuk mund të gabohet në asnjë lëvizje apo të merret një vendim i nxituar (tip si të hiqet qafe Theo), sepse fati i sezonit do të vendoset nga tre ndeshjet e ardhshme që janë Torino të shtunën mbrëma, më pas rikuperimi me Bolonja dhe më pas Lazio. Nëse gabimet kyçe mbajnë firmën e Gabbias, plus të Musah, Maignan dhe Theo Hernandez, pra eksponentëve kryesorë të sezonit, a mund të themi se ajo që i ka munguar Milanit nuk ishte cilësia, por njeriu i zotë për të eliminuar limitet dhe për të lartësuar virtytet e skuadrës? Përgjigja është PO!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
TAGGED:Alvaro MorataBolognaEmerson RoyalFeyenoordFonsecaGabbiaJoao FelixLazioMaignanMilanMilanelloMusahPavlovicRafael LeaoRoterdamSan SiroSantiago GimenesSergio ConceiçaoStadio OlimpicoStefano PioliTheo HernandezTomoriTorinoWalkerZagrebZlatan Ibrhimovic
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?